Siguri

Gartner: Rrjetet shoqërore ofrojnë gjurmë për sigurinë

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Rrjetet shoqërore ofrojnë gjurmë për sigurinë

rrjete socialeSipas drejtorit të ndërmarrjes hulumtuese Gartner, Rob McMillan, t’i mbash njerëzit larg mediave shoqërore është sikur t’i mbash ata larg frymëmarrjes.

McMillan ka bërë krahasimin në Samitin e Sigurisë nga Gartner në Sidnei të Australisë së fundi, ku ai ka cekur rëndësinë e përdorimit të mediave shoqërore nga një këndvështrim i sigurisë në vend se të tregojë largimin apo ndalimin e përdorimit të tyre. “Mediat shoqërore janë forma më e popullarizuar e shërbimit Cloud në planet,” tha ai.

“Bllokimi i qasjes vetëm sa do t’i shtynte njerëzit që të tejkalojnë pengesat e sigurisë.” Duke e hapur median shoqërore, McMillan tha që ajo i ndihmon ndërmarrjet që të “mësojnë truqe të reja”.

“Ne duhet ta kuptojmë se si rrjetet shoqërore punojnë dhe të zhvillojmë mundësi në vëzhgim, analizim të të dhënave, zbutje dhe rehabilitim,” Një përfitim tjetër i dobishëm nga përdorimi i tyre është që i shtyn profesionistët e IT-së që të marrin parasysh punëdhënësit dhe konsumatorët si pjesë e një skuadre të gjerë të sigurisë.

Sidoqoftë, McMillan paralajmëron që kjo nuk mund të menaxhohet “vetëm duke blerë më tepër teknologji”. “Rreziku shoqëror nuk është vetëm për mediat shoqërore, dhe ne tashmë kemi parë shumë ndërmarrje të prekura nga ngjarjet me rrezik shoqëror,” tha McMillan. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>