Business & Management

Gartner: Pësojnë rënie shitjet e kompjuterëve ndërkohë rritje masive e tregut të tabletëve

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Pësojnë rënie shitjet e kompjuterëve ndërkohë rritje masive e tregut të tabletëve

pc shitjeSë fundmi të gjithë kemi dëshmuar trendin në rritje të shitjes së tableteve, por për ta përforcuar këtë akoma më tepër firma kërkimore Gartner ka publikuar disa shifra që tregojnë se shitjet e tyre kanë shënuar një rritje të konsiderueshme që prej vitit 2012.

Më konkretisht themi se rritja ka qenë 68%. Gjatë kësaj periudhe është vënë re dhe një rritje e shitjeve të smartfonëve nga 1.75 miliard njësi në 1.8 miliard njësi.

Gartner ka parashikuar gjithashtu se vitin tjetër do të ketë një rritje prej 4%. Në kontrast me këto rritje është vënë re një rënie në tregun e kompjuterëve desktop. Sipas Gartner që prej vitit 2012 shitjet e kompjuterëve kanë rënë me 11%, madje vitin tjetër pritet një rënie akoma më e theksuar. Sigurisht këto rezultate nuk janë aspak surprizë për ne pasi të gjithë jemi duke e përjetuar rritjen masive të tregut të pajisjeve mobile.

Është e rëndësishme të kuptojmë se këto shifra të publikuara nuk do të thonë se tregu i kompjuterëve me kalimin e kohës do të shkojë drejt fundit. Zhvillimet në të ardhmen mund të shkaktojnë një ndryshim drastik në tregun e kompjuterëve, mjafton t’i referohemi lançimit të sistemit Windows 8.1 dhe rritjes së interesit të kompanisë Microsoft në teknologjinë cloud.

Gartner ka publikuar gjithashtu edhe disa shifra në lidhje me sistemet operative të pajisjeve të shitura. Sigurisht sistemi që mbizotëron është Android me 867 milion pajisje ndërsa numri i pajisjeve me sistem Windows ka arritur deri në 340 milion njësi. (CIO Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>