Computer

Gartner parashikon rënie drastike të çmimeve të SSD-ve dhe RAM-it në 2019-ën

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Por sipas firmës së njohur analitike Gartner kjo situatë pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme dhe parashikon një rënie drastike në 2019-ën. Impakti do të vihet re mësë miri në kompjuterat personalë dhe pajisjet mobile. Gartner parashikon rënie drastike të çmimeve të SSD-ve dhe RAM-it në 2019-ën Photo Source: AMD

Çmimet e kompjuterave personalë, telefonëve inteligjentë dhe tabletëve po rriten si rezultat i rritjes së kostos së komponentëve përbërës. Mungesa e memorjes DRAM, flash, baterive dhe ekraneve po dëmtojnë xhepat e blerësve vitet e fundit.

Por sipas firmës së njohur analitike Gartner kjo situatë pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme dhe parashikon një rënie drastike në 2019-ën. Impakti do të vihet re mësë miri në kompjuterat personalë dhe pajisjet mobile.

Që nga mesi i 2016-ës, kostoja e memorjes DRAM është dyfishuar sipas Gartner. Një modul 4GB sot kushton 25 dollar nga 12.50 që ishte një vit më parë. Edhe kostoja për gigabajt e SSD-ve është rritur me shpejtësi alarmante. Sipas Gartner kjo rritje do të vijojë për të kulmuar në këtë tre mujor.

Por si u rritën çmimet? Furnizimi me DRAM dhe NAND ra kur Apple shtoi më shumë memorje në Mac-ët, iPhone dhe iPad. Samsung dhe prodhues të tjerë ndoqën hapin me Galaxy S8+ i cili do të ketë 128GB memorje dhe 6GB RAM.

Janë aplikacionet e realitetit virtual dhe lojërat të cilat po shtyjnë kompanitë të rrisin sasinë e memorjes dhe RAM-it.

Ky është një cikël i cili përsëritet çdo 4-5 vite. Në 2011-ën çmimet e DRAM ranë me shpejtësi për shkak të mbifunizimit dhe kërkesës së ulët. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>