Business & Management

Gartner parashikon një rritje të tregut për teknologjinë Cloud me 18.5 % këtë vit

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Gartner parashikon një rritje të tregut për teknologjinë Cloud me 18.5 % këtë vit

cloud1 Institucioni kërkimor Gartner parashikon se tregu global për teknologjinë cloud do të rritet me 18.5% në vitin 2013.

Në tre vitet në vazhdim shpenzimet për teknologjinë cloud parashikohet të jenë rreth 677 miliardë dollarë dhe gjysma e kësaj shumë do të përdoret për reklamim.

Ndërkohë që Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore përfaqësojnë dy tregjet më të mëdhenj të cloud, vendet e tjera si Azia, Amerika Latine apo Europa Lindore përfaqësojnë tregje të vogla, por në rritje të përdorimit të këtij shërbimi.

Sipas Gartner Amerika e Veriut do të jetë përgjegjëse për 59% të shumës që do të shpenzohet për këtë teknologji deri në vitin 2016, ndërsa Europa Perëndimore mbulon vetëm 24% të saj.

Lista e mëposhtme përfshin segmentet kryesore të tregut të shërbimit cloud:

– Reklamimi (48%)

– Business Process as a Service, BpaaS (28%)gartner

– Software as a Service, SaaS (14,7%)

– Infrastruktura e sistemit cloud (5.5%)

– Menaxhimi i sigurisë dhe automatizimi (2.8%)

– Zhvillimi i aplikacioneve, PaaS (1%)

Sipas parashikimeve të Gartner, sa më shumë të përmirësohen dhe sofistikohen shërbimet e ofruara nga cloud aq më tepër do të përshpejtohen fazat e testimit dhe zhvillimit duke bërë përshtatjen ndaj këtij sistemi si një proces të lehtë dhe të zakonshëm.

Skenarët e testimit dhe zhvillimit po ashtu dhe përshtatja ndaj shërbimeve të cloud në ndërmarrje apo sisteme prodhuese do të rezultojë në një rritje të vazhdueshme të tregut në këtë drejtim. Prova kryesore për këtë është kërkesa gjithnjë në rritje për shërbimet e teknologjisë cloud nga organizatat e ndryshme. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>