Internet

Gartner: “Interneti i sendeve” do të krijojë probleme në menaxhimin e qendrave të të dhënave

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Gartner: “Interneti i sendeve” do të krijojë probleme në menaxhimin e qendrave të të dhënave

network_autnomic_machine_to_machine_IoT_web“Interneti i sendeve” do të kërkojë një riformulim radikal të menaxhimit të qendrave të të dhënave në mënyrë që të përballojnë një kapacitet shumë herë më të lartë të informacionit, shprehet Gartner. Kërkimet e fundit nga firma analitike tregojnë se deri në vitin 2020 do të ketë gjithsej 26 miliardë sensorë dhe pajisje në gjithë botën, duke siguruar të dhëna për një industri produktesh dhe shërbimesh që do të ketë një vlerë prej 300 miliardë $.

“Interneti i sendeve” do të grumbullojë sasi jashtëzakonisht të mëdha të dhënash të cilat do të kenë nevojë për përpunim dhe analizim në kohë reale,” shprehet Fabrizio Biscotti, drejtor i sektorit të kërkimeve në Gartner. “Gjithë këto përpunime në kohë reale do të rrisin punën e qendrave të të dhënave, duke sjellë sfida mbi sigurinë, kapacitetin dhe analizën.”

“Interneti i sendeve” do të lidhë në rrjet asetet në distancë si dhe do të ofrojë transmetime të dhënash në kohë reale mes këtyre aseteve dhe sistemet të centralizuara të menaxhimit. Këto asete mund të integrohen në sistemet e reja dhe të vjetra të kompanive në mënyrë që të ofrojnë informacion në kohë reale mbi vendndodhjen, gjendjen, funksionalitetin etj. Të gjitha këto do të mundësohen përmes përdorimit të analizës së të dhënave.

Ndërkohë që shumë kompani i kanë centralizuar qendrat e tyre të të dhënave, ky trend do të vihet në pikëpyetje në vitet në vijim. “Interneti i sendeve do të na kërcënojë përmes sasive gjigante të të dhënave kështu të pasurit e vetëm një qendre të dhënash nuk do të jetë opsion as teknikisht i mirë dhe as ekonomikisht i mirë”, shprehet  Joe Skorupa, zv. President në Gartner. Të gjitha këto arkitektura të reja që do të jenë pjesë e qendrave të të dhënave do të paraqesin një sërë sfidash para stafit të operacionales. Nga ana tjetër, do të krijohen për shembull edhe probleme qeveritare, duke qenë se bizneseve do t’u duhet të jenë më përzgjedhës kur të vijë puna tek backup-i. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>