Harduer

Gartner: Gjysma e kompanive do të kërkojnë përdorimin e pajisjeve personale në punë në 2017-n

May 3 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Gjysma e kompanive do të kërkojnë përdorimin e pajisjeve personale në punë në 2017-n

paisje personalePothuajse gjysma e kompanive në vitin 2017 do të operojnë në bazë të programeve BYOD (bring your own device – sillni pajisjen tuaj), duke mos u dhënë më punonjësve të tyre pajisje elektronike të blera nga vetë ato.

Në ndryshim nga kjo metodë e përhapur në pune vitet e fundit, ato do t’u kërkojnë punonjësve të sjellin pajisjet e tyre për t’i përdorur për qëllime pune.

Ky parashikim vjen nga një raport i realizuar së fundmi nga Gartner.

Kohët e fundit vetëm 15% e kompanive operojnë sipas modelit BYOD, ndërkohë që 40% e tyre i ofrojnë të dyja alternativat. Këto të dhëna janë bërë publike nga Gartner gjatë ditës së mërkurë.

Duke qenë se pajisjet mobile i ndihmojnë punonjësit të jenë më produktivë veçanërisht gjatë kohës që ndodhen në lëvizje, kostoja mesatare llogaritet në rreth 600 $ në vit për punonjës.

Përveç kostove, një faktor tjetër i rëndësishëm që po i shtyn shumë kompani të përqafojnë lëvizjen BYOD është edhe vetë dëshira e punonjësve për të përdorur pajisjet e tyre personale.

Zakonisht adaptimi i BYOD shihet më shpesh në kompani që kanë të ardhura mes 500 milionë $ – 5 miliardë $, por gjithsesi këto shifra variojnë në bazë të vendndodhjes. Për shembull, adaptimi në SHBA është dy herë më i lartë se ai në Evropë, ndërkohë që përdorimi më i madh i kësaj teknike vihet re në Indi, Kinë dhe Brazil, thuhet në raport.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se metoda BYOD eliminon totalisht kostot e kompanisë. Kjo e fundit duhet të mendojë për të siguruar pajisjen e punonjësit, të kujdeset për menaxhimin e saj, për licencat, problemet etj. (CIO Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>