Harduer

Gamepadi i Samsung-ut që i ngjason Xbox-it

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Gamepadi i Samsung-ut që i ngjason Xbox-it

Samsung GamepadBashkë me daljen e Galaxy S4 dhe shumë aksesorëve të tjerë mbrëmjen e të enjtes, një në veçanti tërhoqi shumë vëmendjen.

Aksesori fuqizohet nga bateri dyshe AAA dhe vendoset te smartfoni ose tableti me qëllim përshtatjen më të mirë për lojëra.

Gjithsesi ka pak shanse që të “shohë” dritën e diellit pasi i ngjason jashtëzakonisht shumë levës së Xbox-it dhe skuadra ligjore e Microsoft-it, vështirë se do e pranojë një gjë të tillë.

Samsung-u ishte kritikuar dhe në të shkuarën për kopjimin direkt të Smart Cover të Apple duke e quajtur “Smart Case” për Galaxy Tabo 10.1.

Por kompania e tërhoqi nga tregu për të shmangur problemet e mëtejshme. Pas humbjes së një sërë betejash ligjore dhe veçanërisht kundër Apple në gusht, a mund ta përballojë dot kompania koreane më shumë shkelje të drejtash?. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>