Business & Management

Gabimet më të rënda në LinkedIn

Jan 6 2013
0 Shpërndarje
Gabimet më të rënda në LinkedIn

linkedin.Të shumtë janë artikujt që sugjerojnë se si të krijosh një profil të shitshëm në LinkedIn, si t‘u bashkohesh grupeve, si të zgjedhësh foton më të mirë për profilin etj.

Që shumica e njerëzve ta kuptojnë vlerën në ndjekjen e këtyre sugjerimeve, le t’i shkojmë më thellë problemit.

Për të shfrytëzuar fuqinë e LinkedIn, shmangni këto gabime:

1. Ju nuk bëni “share”.

Mënyra më e lehtë për të rifreskuar dhe “rinovuar” profilin tuaj është të ndani informacione. Artikujt, blogjet, videot që ndani shfaqen në lumin tuaj të aktiviteteve, duke u dhënë mundësinë të tjerëve të mësojnë rreth jush, çfarë jeni duke bërë dhe çfarë ju intereson.

Edhe të njohurit tuaj mund t’ju përgjigjen me simpati ose duke lënë komente, të cilat ndihmojnë të shmangni një gabim tjetër…

2. Ju nuk bëni kujdes.

Dëshironi të dini se çfarë është rëndësishme për audiencën apo rrjetin tuaj? Dëshironi të ndani interesa dhe perspektiva? Shpërndani informacione dhe pastaj shikoni “lumin e aktiviteteve” activity feed. Shih se çfarë pëlqejnë njerëzit. Lexo komentet.linkedin

Mënyra e vetme për të njohur njerëzit, është t’i dëgjosh se çfarë kanë për të thënë. Shpërndani informacione dhe shihni se cilat godasin dhe cilat jo. Kjo është një mënyrë e përsosur për të marrë reagime të drejtpërdrejta dhe për të ndërtuar lidhje të forta.

Shikoni Activity feed si një feedback në kohë reale nga njerëz që duan të lidhen me ju, dhe nga ata që duan t’ju mbajnë të lidhur.

3. Ju përdorni tekste të përgjithshme.

“Unë do të doja t’ju shtoja në rrjetin tim profesional në LinkedIn.”

Po, unë e di që ju jeni e zënë. Megjithatë, a është më e mira të përdorësh tekstin e përgjithshëm të LinkedIn në mesazhin tuaj? Fshijeni mesazhin e përgjithshëm dhe merrni disa sekonda për t’i thënë se si e njihni personin. Mund t’i thoni se çfarë keni të përbashkët, ose përgëzojeni rreth diçkaje në veçanti. Krijimi i lidhjeve të vërteta fillon me fjalën “i vërtetë”.

4. Ju harroni vendin ku ndodheni.

Shumica e njerëzve e përdorin LinkedIn si një platformë profesionale sociale. Pra, kur dëshironi të lini komente, të ndani materiale etj., shpaloseni veten sa më mirë. Asnjëherë nuk i dihet nëse ti mund të spikatesh nga një punëdhënës potencial, konsumator, punonjës, tregtarë etj. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>