Marketing

Fushata e Windows 8 fillon me një reklamë televizive

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
Fushata e Windows 8 fillon me një reklamë televizive

Kompania Microsoft sapo ka nxjerrë reklamën e parë të saj zyrtare për Windows 8. Reklama që shikoni doli për herë të parë në 12:50 PM EST.

Microsoft-i po bëhet gati për një nxjerrje masive të sistemit të ri operativ më vonë këtë muaj. Kjo ishte reklama e parë nga shumë të tjera që priten të dalin për të rritur vëmendjen drejt Windows 8.

Fushata është e vrullshme dhe vë në qendër të vëmendjes PC-të tradicionale, tabletat si dhe notebook-et. Kënga që është në sfond gjatë reklamës është “Only want you” e kënduar nga Eagles of Death Metal.

Microsoft-i po promovon idenë e “riimagjinatës” që kompania ka kohë që po e përdor për të treguar që kjo nuk është platformë tradicionale e Windows. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>