Internet

Fuqizoni VoIP dhe videot në rrjetin tuaj

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Fuqizoni VoIP dhe videot në rrjetin tuaj

Pa ndërhyrje, të gjitha paketat e data-traveling nëpër rrjetin lokal (LAN) janë krijuar të barabarta. Nëse i gjithë trafiku në rrjet është tekst apo transfer i bazuar në skedar, askush nuk e vë re kur një skedar 40MB pëson një vonesë 50 milisekondëshe. Por në qoftë se një aplikacion në një rrjet, shërbimi telefonik Voice over Internet Protocol apo shikimi i videove kërkon më shumë transfer sesa të tjerët, mund të ndodhin probleme.Vonesat e pakove të të dhënave prezantojnë zëra të pasinkronizuar dhe të deformuar si dhe imazhe me pikselë. Si rezultat, sistemi juaj mund të dorëzojë video që ndonjëherë janë të qeta, por në raste të tjera edhe të tmerrshme. Ju mund t’i përmirësoni gjërat sipas mundësive të shërbimit për kualitet. Në këtë sistem të rrjetit QoS (Quality of Serving), pakot e preferuara janë në krye të rreshtit kur kalojnë nëpër një port rrjeti, ndërsa pakot e vogla presin. Rezultati është audio e duhur dhe prezantimi i videos, madje edhe kur rrjeti është mjaft i zënë.

A ju ndihmon QoS ?

Edhe nëse ju keni nevojë për QoS, varet se çfarë aplikacionesh janë duke funksionuar në rrjetin tuaj. Nëse mund ta përballoni, kjo varet nga kapaciteti i infrastrukturës së rrjetit tuaj. Në shumicën e rrjeteve, QoS vlon për të siguruar se aplikacionet për zë dhe video performojnë mirë. Nëse telefonatat e kompanisë suaj janë komunikime personale me Skype dhe në qoftë se përdorimi i videove të saj përbëhet nga shkarkimet nga YouTube të shikuara gjatë pauzave në punë, atëherë QoS nuk është aq e nevojshme. Por në qoftë se ju përdorni VoIP si një sistem standard tuajin në telefonin e zyrës ose nëse doni që video konferencat të zëvendësojnë disa nga udhëtimet e biznesit tuaj, QoS dukshëm mund të përmirësojë produktivitetin e punonjësve dhe të cilësisë së perceptuar të kompanisë suaj në treg. Por si mund të krijoni QoS në rrjetin tuaj?

Starti i QoS

Shumë biznese të vogla do të shohin QoS të themeluar në router-in e rrjetit të tyre, ndoshta edhe diku tjetër. Dy sisteme bazë të QoS janë Integrated Services (IntServ) dhe Differentiated Services (DiffServ). IntServe lejon relativisht kontroll të mirë në trafikun e rrjedhave dhe ka si tendencë të përdoret brenda rrjeteve të vogla apo mes atyre që janë të lidhura ngushtë. Protokolli DiffServe më shpesh është përdorur mes provajderëve të shërbimeve dhe kompanive me bazë në internet. Për bizneset e vogla, dallimi kritik është mes QoS “të thjeshtë dhe “të komplikuar”. Disa router japin tabs në setup-in e programeve, ku ju mund të aktivizoni QoS dhe të dhuroni prioritetin e trafikut të rrjedhjeve të bazuar në aplikacion, port apo në adresën Media Acces Control (MAC). Rruga më e lehtë deri te QoS në këtë situatë të thjeshtë është që QoS të aktivizohet, të zgjidhni ‘applications’ si një bazë për prioritet dhe të instaloni VoIP dhe aplikacionet për video konferenca, që të merrni prioritet të lartë. Pas kësaj, router-i do t’i dhurojë përparësi trafikut të shkarkimeve të bazuar në informacionet e aplikacioneve të pozicionuara te titujt e pakove të të dhënave.

Shërbimet VoIP përdorin porte të ndryshme për trafikun në kohë të ndryshme, prandaj sistemi QoS i bazuar në port mund të kërkojë shumë monitorime rrjeti apo njohuri mbi aplikacionin. QoS i bazuar në adresën e MAC është mjaft sistem i mirë nëse zëri juaj apo trafiku i videos është nga një apo dy kompjuterë, por është më restriktiv sesa opsioni i bazuar në aplikacion. Router-ët e tregut të ndërmarrjeve më të vogla lejojnë kontroll më preciz të QoS, me një kosto kompleksiteti më të madh në vendosjen e rregullave për kualitet. Router-ët e komplikuar ju lejojnë të kryeni monitorime rrjeti dhe analiza dhe pastaj t’i përdorni rezultatet për të marrë vendime të të dhënave me prioritet të QoS të bazuara në porte dhe protokolle trafiku mes adresave specifike.

Performanca e përgjithshme e rrjetit

Ju mund të përmirësoni performancën e akumuluar të rrjetit tuaj – dhe të shërbimeve të VoIP dhe videove tuaja – pa u kapur në proceset formale të QoS. Për shembull, ju mund të automatizoni proceset backup dhe transferet e rregullta të skedarëve të mëdhenj që të funksionojnë vonë në mbrëmje; ju mund të dekurajoni punonjësit nga përdorimi i videove dhe mund t’i kufizoni video konferencat me ekran të madh dhe definicion të lartë. Shumë pika hyrëse Wi-Fi do t’i kalojnë të gjithë përdoruesit në një standard më të ulët të performancës (siç është 802.11b) nëse njëri prej përdoruesve i kushtohet asaj shpejtësie.

Duke siguruar që të gjithë laptopët e kompanisë përdorin protokollin më të fundit pa tel, kjo do të ndihmojë që të dhënat të lëvizin më shpejt. Largimi nga rrjeti pa tel tërësisht është shpesh një politikë e mirë. Nëse hapësira e kompanisë tuaj mund t’i trajtojë lidhjet me kabllo, do t’i inkurajojë përdoruesit të zvogëlojnë ngarkesën e rrjetit pa tel. Sigurisht, çdo hapësirë harduerike duhet të jetë e pajisur plotësisht me RAM dhe të mirëmbahet – i gjithë softueri të përditësohet plotësisht, hard disqet të defragmentohen (nëse sistemi operativ mbështet dhe kërkon këtë) dhe çdo sistem i zërit dhe videove të kompjuterit të lidhet me drajverët e saktë. Këta hapa do të rrisin performancën e aplikacioneve. Ashtu siç duhet trajtuar, QoS mund të përmirësojë menjëherë cilësinë e telefonatave VoIP dhe video konferencave. Duke adoptuar këto këshilla të optimizuara të rrjetit dhe kompjuterit, do të keni përmirësim të ndjeshëm në koston e kapitalit.

Lajmet e fundit>