Investim

Fujitsu dhe Lenovo shkrijnë bizneset e tyre të kompjuterave personalë

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Për Lenovon, prodhuesin më të madh në botë të kompjuterave, një marrëveshje e tillë do ta ndihmonte në adresimin e marxhinave të ulëta të fitimit në këtë biznes. Fujitsu dhe Lenovo shkrijnë bizneset e tyre të kompjuterave personalë Photo Source: Reuters

Kompania japoneze Fujistu ka arritur një marrëveshje me gjigandin kinez Lenovo për shkrirjen e dy biznesve të kompjuterave.

Në Tetor Fujitsu bëri të ditur se ishte në bisedime me Lenovo për të bashkëpunuar në dizajn dhe prodhim të kompjuterave personalë. Kompanitë do të finalizonin bashkëpunimin në fund të muajit Mars.

Për Lenovon, prodhuesin më të madh në botë të kompjuterave, një marrëveshje e tillë do ta ndihmonte në adresimin e marxhinave të ulëta të fitimit në këtë biznes.

Marrëveshja vjen në një moment kur tregu i telefonëve inteligjentë dhe tabletëve ka lënë terësisht në hije atë të kompjuterave personalë i cili prej vitesh ka parë vetëm rënie. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>