Siguri

FTC sugjeron mënyra për të përmirësuar privatësinë mobile

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
FTC sugjeron mënyra për të përmirësuar privatësinë mobile

Mobile privacyNë rekomandimet e fundit të publikuara nga U.S. Federal Trade Commission (FTC), konsumatorët kanë mundësi të mësojnë më tepër se si mblidhen të dhënat e tyre dhe si përdoren ato.

Raporti i FTC, i cili bazohet në një sërë workshop-esh mbi privatësine të mbajtura vitin e kaluar nga komisioni, rekomandon ‘praktikat më të mira’ për ofruesit e platformave mobile, zhvilluesit e aplikacioneve dhe rrjetet e reklamave.

“Do Not Track” (mos gjurmo) dhe “dashboards” për sistemet operative mobile

Rekomandimet e FTC përfshijnë një sërë thirrjesh për veprim për zhvilluesit e platformave. Për të përkufizuar termin “ofrues platforme” raporti përmend specifikisht Google, Apple, BlackBerry, Microsoft, dhe Amazon.

Sipas tij, këto kompani duhet të ofrojnë një version “Do Not Track” për smartfonët në nivelin e sistemit operativ. Kjo do t’u mundësojë konsumatorëve të ndalojnë gjurmimin nga rrjetet e reklamave apo palëve të treta gjatë kohës që janë duke naviguar në internet apo duke përdorur aplikacionet e tyre. FTC rekomandon gjithashtu se ofruesit e platformave duhet të kontaktojnë rrjetet e reklamave për t’u siguruar se mekanizmi “Do Not Track” është implementuar në mënyrë efektive.

Një tjetër sugjerim është krijimi i një “dashboard” për konsumatorët. Përmes tij, ata do të mund të aksesonin lehtësisht dhe shpejt të gjithë përmbajtjen që duan te aksesojne nga aplikacionet që kane shkarkuar ne smartfonin e tyre.

Nga ana tjetër, ofruesit e platformave duhet t’i njoftojnë përdoruesit në rastet kur të dhënat e tyre sensitive po tentohen të aksesohen nga një aplikacion. Raporti rekomandon se vetëm përmes lejës së përdoruesit mund të bëhet aksesimi i këtyre të dhënave.

Për më tepër, në çdo rast kur të dhënat i transmetohen shërbimeve të tjera, duhet të shfaqet një ikonë për ta bërë të ditur këtë. Synimi i gjithë raportit është që kompanitë të tregohen sa më transparente me aplikacionet e tyre para se t’ua shesin ato konsumatorëve.

Sygjerime për zhvilluesit e aplikacioneve dhe rrjetet e reklamave

FTC rekomandon që zhvilluesit e aplikacioneve të kene një politikë të qartë privatësie dhe ta bëjnë atë publike përmes dyqaneve të aplikacioneve ku i vendosin aplikacionet e tyre. Po ashtu, ata duhet të marrin aprovimin e përdoruesve para se të mbledhin të dhëna sensitive mbi ta.

Nga ana tjetër, rrjetet e reklamave duhet të bashkëpunojnë me zhvilluesit e aplikacioneve që të tregohen transparentë ndaj konsumatorëve. (CIO Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>