Aplikacione

Fshirja e llogarive të Google Apps problem për administratorët

Mar 5 2012
0 Shpërndarje
Fshirja e llogarive të Google Apps problem për administratorët

Konsumatorët e Google Apps po kanë të vështirë të fshijnë dhe të riaktivizojnë domenet në llogaritë e tyre, pasi Google papritmas ka ndalur mekanizmin automatik për këto detyra në mesin e janarit.

Kërkesat për fshirjen dhe rivendosjen e domeneve shumë shpejtë filluan të grumbullohen duke i shkaktuar probleme administratorëve të Apps të cilët si pasojë hasën në probleme nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe qasjen në email llogaritë e përdoruesve.

Eventualisht, Google shndërroi këtë proces në një proces manual duke kërkuar nga administratorët të raportojnë problemet me domenet e tyre në një temë të veçantë në forumin zyrtar të Google Apps. Me 10 janar një zyrtar i Google me nofkën “Ricky” kishte postuar një mesazh në këtë temë duke deklaruar që “për shkak të problemeve të shfaqura javën e kaluar, përkohësisht kemi ndaluar mekanizmin për fshirjen e domeneve”. Gjithashtu ai kishte shtuar që do të nevojiten dy javë për fshirjen e domeneve, dhe që Google do të njoftoj në këtë temë posa të riaktivizohet mekanizmi. Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, Google nuk ka njoftuar asgjë dhe mekanizmi akoma mbetet jashtë funksionit.

Administratorët e suitës Apps për kompanitë e tyre fshijnë domenet për arsye të ndryshme, përfshirë edhe qëllimi për ti riaktivizuar menjëherë me sub-domene ose nofka të ndryshme nga domeni primar. Me këtë proces jashtë funksionit për disa ditë ose javë, mund të ndërprehet komunikimi me email dhe operacione biznesore tjera që përdorin suitën Apps.

Lajmet e fundit>