Internet

Freskohet pamja e Google+

Apr 13 2012
0 Shpërndarje
Freskohet pamja e Google+

Google ka njoftuar për një ridizajnim komplet të rrjetit të saj shoqëror, Google+, rrjet që tani ka më shumë se 170 milionë përdorues. Ndërfaqja e re përmirëson përshtypjen me fotografi dhe video, dhe gjithashtu është një faqe e re për vendtakime (hangouts). Pamja e re e Google+ akoma nuk është në dispozicion për të gjithë përdoruesit, por nuk pritet të vonoj shumë para se të përhapet tek të gjithë anëtarët e këtij rrjeti shoqëror.

Gjëja e parë që do të shihni tek Google+ e re është pamja që sistemi i navigimit ka ndryshuar. Në vend të një shtylle me pesë butona në krye të faqes, Google ka shtuar “shiritin navigues” (navigation ribbon) përgjatë anës së majtë të faqes. “Aplikacionet” kanë mbetur pothuajse të njëjta me Circles, Profile, Hangouts, dhe Photos, të cilat tani mund ti fshihni ose ti rendoni sipas dëshirës tuaj. Gjithashtu kalimi sipër tyre ju jep opsione shtesë, sikur shtimi i fotografive e të ngjashme.

Është përditësuar edhe kolona e lajmeve. Fotografitë tani janë të plota dhe postimet nuk shfaqen si “kartolina bisedash” që dukeshin më mirë në postime të ndara veç e veç. Nën çdo post ju do të gjeni “vizatuesin e aktivitetit” ku tani janë të vendosura informatat se sa njerëz kanë +1 në postime, ri-shpërndarë postimin dhe shtuar komente. Derisa faqja e profilit përfshinë fotografi më të mëdha, e lista e bisedave është zhvendosur në të djathtë dhe shtrihet në tërë lartësinë e faqes.

Vendtakimet (Hangouts) në Google+ tani janë më lehtë të qasura, pasi janë zhvendosur në aplikacionin e veçantë në shiritin navigues. Faqja vepron si një destinacion ku ju mund të gjeni të gjitha vendtakimet që po ndodhin tani, të cilat ju mund ti shihni ose tu bashkoheni, përfshirë një listë të vendtakimeve më të popullarizuara. Aplikacioni Explore është një faqe ku ju mund të gjeni shpërndarjet interesante dhe në trend që janë duke qarkulluar në Google+. Gjithashtu temat në trend janë shfaqur në të djathtë së bashku me kolonën e lajmeve.

Përkundër funksionalitetit të këtyre ndryshimeve, prapë duket sikur Google po “huazon” nga konkurrentët e saj. Lista e trendëve ngjan me Twitter, derisa tani ju mund të zgjedhni fotografinë për kopertinën tuaj që quhet ngjashëm sikur kopertina e Kohështrirjes së Facebook. Cover./cio.al/

Lajmet e fundit>