Mobile

Franca përgatitet për 4G

Jun 15 2011
0 Shpërndarje
Franca përgatitet për 4G

altOperatorët mobil që dëshirojnë të bëjnë ofrojnë shërbimet 4G (gjenerata e katërt) në spektri e radiovalëve 2.6GHZ dhe 800MHz në Francë, tani mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre tek rregullatori francez Arcep, u bë e ditur të mërkurën.

Që të sigurohen se Franca merr një shumë të përshtatshme për këtë spektër operatorët mund të blejnë këtë spektër me një çmim prej 2.5 miliardë eurosh, sipas zëdhënësit të Arcep.

Spektri është neutral, që do të thotë se operatorët mund të përdorin çfarëdo teknologjie që dëshirojnë brenda rregullave të vendosura nga rregullatori, por pritet që teknologjia që do të zgjedhet do të jetë LTE (Long Term Evolution).

Sipas drejtorit të firmës Gartner, përdorimi i LTE në disa nga tregjet e mëdha evropiane do të shpie deri tek ulja e kostos së pajisjeve LTE fal ekonomive më të mira të shkallës për prodhuesit.

Spektri 800MHz deri tani është konsideruar si shumë i rëndësishëm nga operatorët. Në Gjermani në ankandin që u realizua vitin e kaluar operatorët paguan më shumë për bendin e ulët se sa për të lartin.

Njëri nga qëllimet kryesore është që tërë popullatës franceze t’i ofrohet qasje mobile në internet me shpejtësinë më të lartë. Çdo operator që fiton spektrin 800MHz do të duhet të mbuloj 99.6% të popullatës të Francës gjatë 15 viteve të kaluara, sipas Arcep.

Radio sinjalet e frekuencës të ulët janë të prirura që të përçojnë më larg se sinjalet e frekuencave të larta. Rrjetat që përdorin bendin 800MHz do të kenë nevojë për më  pak stacione që të shpërndajnë mbulim të gjerë mobil se sa rrjetat 2.6GHz, që do të thotë se ato mund të ofrojnë shërbime mobile broadband nëpër zonat rurale me çmim më të ultë, sipas organizatës industriale GSM Association.

Qeveria franceze dhe Arcep janë munduar të gjejnë një balancë ndërmjet mbulimit  rural, konkurrencës dhe parave kur kanë vendosur rregullat bazë për ankandin.

Në çdo bend të frekuencave, spektri do të ofrohet në kanale të çiftëzuara, një për shkarkim dhe një për ngarkim. Operatorët s’do të jenë në gjendje të blejnë më shumë se 15MHz të spektrit për secilin drejtim në bendin 800Mz, ose 30MHz në bendin 2.6GHz.

Gjithashtu, nëse ekziston mundësia të jenë katër kandidatë për bendin 2.6GHz, secili operator ka të garantuar dy kanale 15MHz nëse aplikon në këtë bend, sipas Arcep. Kjo do të rezultojë në një konkurrencë më të lartë, por gjithashtu edhe në shpejtësi më të ulëta shkarkimi, sepse gjenerata aktuale e teknologjisë LTE ka nevojë për dy kanale 20MHz që të punojnë në maksimumin e tyre.

Sidoqoftë, opsioni për të blerë 2 herë 15MHz në bendin 800MHz mund të rezultojë me shpejtësi më të larta se atë që mund të ofrojnë operatorët tjerë në vendet evropiane.

Data e fundit për të paraqitur aplikacionet është 15 shtatori i këtij viti për bendin 2.6GHz, dhe 15 dhjetori për bendin 800MHz. Pas këtij ankandi rregullatori Arcep, do të përcaktoj fituesin për spektrin 2.GH në fund të vitit 2011, dhe për spektrin 800MH në fillim të vitit 2012.

Lajmet e fundit>