Business & Management

Foxconn kërkon të blejë biznesin e çipave të Toshiba për 26.99 miliard dollar

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Në mesin e ofertuesve janë edhe SK Hynix dhe Broadcom të cilët kanë ofruar 17.98 miliard dollar sipas raportit. Foxconn kërkon të blejë biznesin e çipave të Toshiba për 26.99 miliard dollar Photo Source: Reuters

Nuk përbëjnë risi lajmet se Toshiba është në kërkim të një blerësi potencial të biznesit të çipeve dhe së fundi në skenë është shfaqur një pretendent serioz.

Sipas Bloomberg gjigandi Tajvanez i semikonduktorëve Foxconn ka ofruar 26.99 miliard dollar për biznesin e çipeve të Toshiba.

Në mesin e ofertuesve janë edhe SK Hynix dhe Broadcom të cilët kanë ofruar 17.98 miliard dollar sipas raportit.

Toshiba, prodhuesi i dytë më i madh në botë i çipeve NAND pas Samsung Electronics, përpiqet prej muajsh të gjejë një blerës potencial për të rikuperuar dëmin financiar prej 6.3 miliard dollarësh të shkaktuar nga divizioni i energjisë nukleare në Shtetet e Bashkuara.

Toshiba dhe qeveria japoneze kanë kërkuar vazhdimisht një blerës vendas edhe pse kanë munguar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>