Aplikacione

Foursquare lëshon përditësim madhor

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Foursquare lëshon përditësim madhor

Foursquare gjatë ditës së enjte ka lëshuar një ridizajnim madhor të aplikacionit të vet për iPhone dhe Android, duke futur disa veçori nga social discovery dhe aplikacionet lokale të kërkimit, e poashtu veçorinë “like” të cilën e ka bërë shumë të njohur rrjeti Facebook.

Foursquare, që ishte lëshuar në vitin 2009 dhe ka 20 milionë përdorues, u mundëson përdoruesve që t’ju tregojnë kontakteve të tyre në rrjete sociale se ku ndodhen. Foursquare e përshkroi dizajnimin e ri si “një aplikacion tërësisht të ri”. Funksioni “explore” i aplikacionit tani u mundëson përdoruesve të që shfletojnë vendndodhjet në bazë të kategorisë ose të kryejë një kërkim të veçantë si “free wi-fi” ose “dumplings”, shkroi ndërmarrja në një postim në blog.

Ndërmarrja e paraqet funksionin “explorer” si një kërkim më i mirë lokal se sa Google ose Yelp. Derisa përdoruesit e këtyre aplikacioneve i marrin pothuajse të gjitha rezultatet e njëjta, përdoruesit e Foursquare marrin një “varg shumë të personalizuar të rezultateve të kërkimit”, duke u bazuar në pikat primare të kontrollit të tyre, apo miqëve dhe një popullariteti të lokacionit të dhënë në Foursquire, tha Holger Luedorf, zëvendës kryetar i zhvillimit të biznesit të Foursquare, në një konferencë të mbajtur gjatë ditës së enjte në San Francisco. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>