Aplikacione

FourSquare heq dorë nga Google Maps për OpenStreetMap

Mar 5 2012
0 Shpërndarje
FourSquare heq dorë nga Google Maps për OpenStreetMap

Rrjeti shoqëror që shërben për të treguar lokacionet e përdoruesve, FourSquare këtë javë ka hequr dorë nga teknologjia Google Maps dhe tani e tutje do të përdor teknologjinë OpenStreetMap, duke njoftuar për bashkëpunimin e ri me kompaninë startup MapBox.

“Na pëlqen ideja e përkrahjes për të dhënat e hapura me anë të OpenStreetMap, dhe MapBox na jep fleksibilitet më të madh në dizajnin e hartave të ndryshme. Edhe pse OpenStreetMap ka arritur mjaft, akoma ka punë për të bërë në krijimin e një atlasi për tërë botën. Por, ne jemi shumë të ngazëllyer për atë që do ta ndërtojmë së bashku,” shkruante në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Derisa arsye kryesore për largim nga Google Maps ishte kostoja e API-së, nga FourSquare besojnë që nënkapëset e reja të shërbimit të tyre gjeo-social përfaqësojnë një hap para në cilësi.

MapBox Streets API, që varet nga të dhënat prej OpenMapStreet, ofron një gamë të gjerë të opsioneve të veçanta që kërkohen nga klienti. Ky fleksibilitet ka qenë vetia më e çmuar nga FourSquare që ka deklaruar se do të bëj modifikime minore në estetikën e hartave.

Rrjeti shoqëror, FourSquare gjithashtu ka shprehur kënaqësinë që janë pjesë e komunitetit të javascript Leaflet si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi të ri, dhe që do të japin kontributin e tyre në këtë projekt në të ardhmen.

Sidoqoftë, FourSquare ka shtuar që aplikacionet e tyre mobile do të vazhdojnë të përdorin Google Maps API, si pasojë e integrimit të ngushtë ndërmjet komponentëve të hartave në iOS dhe Android.

Lajmet e fundit>