IT Organizate

Fortune e vlerëson gjigantin Apple me titullin e “Më të Admiruarit”

Mar 3 2011
0 Shpërndarje
Fortune e vlerëson gjigantin Apple me titullin e “Më të Admiruarit”

altPër një vit tjetër me radhë, Fortune ka identifikuar sërish gjigantin Apple si kompaninë më të admiruar në botë, dhe atë me një rezultat të përngjitshim prej 8.16 pikësh.

“Hapi i mahnitshëm i kompanisë me paraqitjen e produkteve të reja vazhdoi të krijojë një nivel të ri për tërë kompanitë teknologjike që janë sot në treg” shkruan Fortune.

Revista thekson se gjersa stoku i Apple ka pësuar një goditje kur Steve Jobs bëri të ditur një largim mjekësor, kompania është duke ecur ekstrem mirë në aspektin financiar. Në raportin e saj më të fundit financiar, Apple pothuajse dyfishoi përfitimet e saja prej çerekut në çerek ndërsa suksesi i produkteve të saja po vërehet në çdo skaj.  Vet Jobs ishte i pranishëm në shpalosjen e iPad 2, kurse iPhone 4 po vazhdon të depërtojë në treg.

Vetëm pak prapa Apple renditet Google, dhe pas tyre Berkshire Hathawy, Southwest Airlines dhe Procter & Gamble. Kompanitë tjera teknologjike në top dhjetëshe janë Amazon dhe Microsoft, n vendin e shtatë, gjegjësisht të nëntë.  Kompanitë që vlen të përmenden në top pesëdhjetëshe janë: IBM (12), General Electric (13), 3M (15), Cisco (28), Intel (32), Best Buy (36), Samsung (38), Netflix (40), eBay (45), Sony (46) dhe Oracle (48). /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>