Harduer

Forcat mbrojtëse në SHBA me robotë në formë peshku

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
Forcat mbrojtëse në SHBA me robotë në formë peshku

Përveç tankeve dhe avionëve, qeveria amerikane ka shtuar edhe robotë në formë peshku në forcat e saj të sigurisë kombëtare. Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë së Sigurisë Kombëtare ka financuar krijimin e kësaj pajisje nënujore pa nevojën e operimit nga ana e njeriut.

Roboti është projektuar t’i ngjajë një peshku ton, përshkruan uebfaqja shkencore Science, Space and Robots.

I quajtur BIOSwimmer, automjeti në formën e peshkut mund të lundrojë me efikasitet në ambiente të ashpra dhe zona të vështira, siç janë vrimat e përmbytura dhe cisternat. Gjithashtu mund të inspektojë e të mbrojë portet.

“Po e shfrytëzojmë natyrën si një bazë për projektimin dhe ndërtimin e një sistemi, që funksionon jashtëzakonisht mirë,”- tha David Taylor në një deklaratë, menaxher i programit për Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë.

“ Peshkut Ton i është dashur me miliona vite për të zhvilluar aftësinë që të lëvizë në ujë me një efikasitet të pabesueshëm.” Aktualisht pajisjen BIOSwimmer po e prodhon Grupi i Sistemeve Inxhinierike të Avancuara në Boston. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>