Mobile

Fondacioni për Softuer të Lirë kërkon fonde për një Android të lirë

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Fondacioni për Softuer të Lirë kërkon fonde për një Android të lirë

Android FondacionProjekti Replicant, i cili filloi në vitin 2010, ka për synim të lirojë çdo përdorues të Android-it nga pengesat rreth licencave.

Tani ky projekt pritet që të fuqizohet nga një nismë për kërkim të fondeve nga Fondacioni i Softuerit të Lirë (FSF).

Ndryshimi kyç i Replicant dhe i shumë llojeve të tjera të Android-it është që ai nuk mbështetet në softuerët pronësorë për të luajtur mirë me prodhuesit harduerikë.

Derisa pjesa më e madhe e Android-it është e lirë, tek ndërfaqja harduerike gjërat bëhen më të ndërlikuara. FSF-ja shpreson që duke udhëhequr investime drejt Replicant më tepër harduerë mund të mbështeten, duke e bërë sistemin e lirë edhe për më tepër përdorues. (CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>