Slider

Fondacioni HSA, licensa e AMD dhe teknologjia e ARM

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Fondacioni HSA, licensa e AMD dhe teknologjia e ARM

AMD, ARM Imagination Technologies, MediaTek dhe Texas Instruments të enjten njoftuan se do të krijojnë formacionin Heterogeneous System Architecture (HSA). Një fondacion jofitimprurës që kërkon të “përcaktojë dhe promovojë një projekt, një afrim heterogjen në informatikë që siguron një specifikim te thjeshtë pajisjesh me mundësi ekosistemi.”

Me fjalë tjera synimi i saj është të krijojë një arkitekturë të vetme që do të jetë e mundur të punojë në platformat e ndryshme dhe të bëjë programimin më të thjeshtë për krijuesit e softuerëve, duke përfituar njëkohësisht nga CPU dhe GPU. Në fillim të gjithë pjesëtarët supozohet të sigurojnë përkrahjen e çipeve të tipit OpenCL, Renderscript Compute dhe Direct Computer.

“Nje vit më parë, AMD e përmendi në mënyrë të përgjithshme kalimin e HSA nga letra në realitet, duke filluar me kombinimin e CPU me GPU si një proces i unifikuar për të krijuar një arkitekturë që do të thjeshtonte në shkallë shumë të madhe programimin në platforma heterogjene. Sot, ne po e vazhdojmë kryesimin e programimit heterogjen dhe po vazhdojmë përpjekjet për ta bërë arkitekturën HSA një standard në vete,” tha Manju Hedge, zv. president për aplikacione heterogjene në AMD.

Suksesi i fondacionit HSA do të varet nga aftësia e grupit për përkrahje nga të gjithë faktorët kyç të industrisë, përfshirë këtu sipërmarrësit e sistemeve operative, programerët e aplikacioneve, dhe pajisjet OEM. Nëqoftëse, çdo gjë zbatohet sipas planit, kjo gjë mund të çojë në performansë më të mirë të softuerëve, konsuminim e energjisë që bëjnë në fushën e notebookëve, smartfonëve si dhe tabletëve.

AMD thotë se do të ngelet e përkushtuar në arkitekturën x86 dhe ka në plan të kombinohet me ARM të TrustZone, për të shtuar teknologji më të mirë sigurimi në laptopët dhe tabletët e gjeneratës së ardhshme. Gjithsesi, kompania nuk do të ndërtoj të gjithë procesorët të bazur në arkitekturën ARM. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>