Siguri

FMN-ja viktimë e një “sulmi të sofistikuar”

Jun 12 2011
0 Shpërndarje
FMN-ja viktimë e një “sulmi të sofistikuar”

altFondi Monetar Ndërkombëtar ka raportuar se ka qenë viktimë e “një sulmi të madh dhe të sofistikuar” që rrezikon të publikoj të dhëna konfidenciale për ekonomitë kombëtare.

Horizonti i sulmit akoma mbetet i panjohur, sipas New York Times që raportuan këtë ndodhi të shtunën. Por, FMN që ndihmon në menaxhimin e krizave financiare në mbarë botën, raportoi që në rrezik janë “të dhëna mjaft të ndjeshme për gjendjen fiskale të shumë shteteve.”

Sulmi ndodhi gjatë disa muajve të kaluar dhe u ishte kumtuar fillimisht stafit dhe bordit të drejtorëve të FMN-së të mërkurën, shkruan Times, që si burim informacioni kishte një zyrtar të lartë anonim brenda FMN-së. Një zëdhënës i FMN-së në anën tjetër i deklaroi gazetës që fondi është duke hulumtuar “incidentin” por refuzoi të jepte detaje, duke shtuar në fund që fondi është “plotësisht funksional.”

Siç duket incidenti nuk është i lidhur me arrestimin e ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn i cili u arrestua ne New York muajin e kaluar për shkak të ngacmimit seksual ndaj një shërbëtoreje hoteli. Gjithashtu duket të mos ketë lidhje as me thyerjen e kodimit të tokenëve RSA Security që ndodhi në mars të këtij viti dhe komprometoi qasjen e SecurID të tyre në sistem, raporton Times.

Sistemi i kompjuterëve të FMN-së përfshinë komunikimet me liderët kombëtarë të cilët kanë negociuar për termët e “shpëtimeve” fiskale ndërkombëtare, marrëveshje të cilat janë quajtura nga një zyrtar si “dinamit politik.”

Gazeta shpjegon që nuk është e qartë akoma se çfarë qasje kanë pasur hakerët, dhe gjithashtu që FMN nuk ka informata se nga ku ka filluar sulmi.

Lajmet e fundit>