Slider

Fluska e sapunit është ekrani më i hollë në botë

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Fluska e sapunit është ekrani më i hollë në botë

Ndoshta shumë shpejt do të na mundësohet të shikojmë filma në fluska spauni, dhe kjo gjë do të mundësohet falë zbulimit të bërë kohët e fundit nga shkenctarët të cilët shpikën një mëyrë për të projektuar imazhe te thjeshta ose 3D në një fluskë sapuni.

Përbërja e fluskës nuk është aq e thjeshtë sa e sapunëve që blihen në dyqane të zakonshme, por megjithatë përbërësi kryesor është sapuni. Skuadra thotë që kjo pamje është ekrani më i hollë në botë.

Të gjithë e dinë që fluska e sapunin në sipërfaqen e saj ka një mikro membranë. Ajo gjithashtu lejon dritën të kalojë dhe të paraqesë ngjyrat e saj,” deklaroi profesori Yoichi Ochiai, nga Universiteti i Tokios.

“Ne kemi zhvilluar një ekran BRDF (një funksion katër dimensional i cili përcakton se si reflektohet drita në një sipërfaqe të errët), duke bashkuar dy lëngje koloidale. “Edhe pse ekranet tradicionale janë të errëta, ekrani i krijuar nga Dr. Ochai dhe koleget e tij Keisuke Toyoshima nga Universiteti i Tokios dhe Alexis Oyama nga Universiteti Carnegie Mellon në ShBA, ndryshon në transparencë dhe reflektim.

Përdorimi i zërit

Skuadra e bëri të mundur modifikimin e fluskës duke goditur membranën e saj me valë ultrasonike, të cilat do të transmetohen nëpërmjet altoparlantëve. Këto valë ndryshojnë cilësinë e imazhit të projektuar duke e bërë atë më të ashpër ose të butë.

“Ekranet tipike e tregojnë çdo imazh të projektuar në të njëjtën mënyrë, por imazhet duhet të kenë ndryshime vizuele nga njëra- tjetra.,” tha Dr. Oyama.

“Për shembull, krahët e një fluture duhet të paraqiten butë, dhe ekrani jonë transparent e bën të mundur këtë gjë duke e ndryshuar cilësinë e imazhit në kohë reale.”

Për të ndryshuar transparencën e imazhit të projektuar, shkencëtarët modifikuan frekuencën e valës. “Membrana jonë mund të kontrollohet duke përdorur dridhjet ultrasonike. Membrana mund të ndryshojë transparencën dhe sipërfaqen e saj varësisht shkallës së valëve ultrasonike,” shkruajti Dr. Orchai në blogun e tij. “Kombinimi i valëve ultrasonike dhe membranave shumë të holla e bëjnë imazhin e ekranit më real, më të dallueshëm dhe më të gjallë.

Nëqoftëse vihen shumë imazhe fluskash së bashku, atëhere do të ofrohet mundësia e të shiqimit të një ekrani 3D apo qoftë edhe një imazhi holografik. Fluska është shumë herë më e vështirë për t’u çarë, pasiqë përzjerja e saj përmbanë elementë të veçantë, duke bërë të mundur edhe kalimin e elementëve fizik përmes saj dhe duke mos e dëmtuar atë.

Skuadra tha se ekranet e tilla do të jenë të dobishme për artistët në mënyrë që të transmetojnë një imazh më real për punimet e tyre në ekspozita, apo edhe ato në muze. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>