Internet

FLOSSK mbështet zyrtarisht Deklaratën e Lirisë në Internet

Aug 20 2012
0 Shpërndarje
FLOSSK mbështet zyrtarisht Deklaratën e Lirisë në Internet

Shoqata që merret me reklamimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSS Kosova, është shtuar në listën e qindra mbështetësve të Deklaratës së Lirisë në Internet.

Sipas asaj që është shpallur në faqen zyrtare, kjo deklaratë është përpiluar nga njerëz të cilët besojnë se një internet i lirë dhe i hapur formon një botë më të mirë. Për ta mbajtur internetin e lirë dhe të hapur, faqja zyrtare thërret komunitetet, industritë dhe shtetet për t’i njohur këto principe. Ata besojnë se këto principe do të sjellin më tepër kreativitet, më tepër inovacion dhe shoqëri më të hapura.

Kjo deklaratë paraqet një lëvizje ndërkombëtare për të mbrojtur lirinë e përdoruesve të internetit sepse, sipas anëtarëve të kësaj deklarate, ata besojnë që ia vlen të luftohet për liri.

Përveçse i urojnë mirëseardhje shoqatës FLOSS Kosova, anëtarët e kësaj deklarate inkurajojnë që të bëhet cicërimi në rrjetin Twitter me etiketat #netdeclaration, duke shpërndarë fotografinë e deklaratës dhe duke e postuar atë edhe në Facebook.

Shoqatës FLOSSK i është kërkuar që përveç formave të lartshënuara, ajo mund të mbajë edhe një takim në Kosovë me temën Vera e Lirisë në Internet.

Lista e plotë e atyre që e përkrahin këtë deklaratë mund të shihet këtu. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>