Business & Management

Fitimet e Samsung pësojnë rënie me 60 % gjatë tremujorit të tretë të 2014-ës

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Fitimet e Samsung pësojnë rënie me 60 % gjatë tremujorit të tretë të 2014-ës

samsung-logo_1020.0_standard_640.0Në këtë kohë vitin e kaluar, kompania Samsung ishte duke shijuar fitime rekord prej 9.6 miliardë dollarëve për tremujorin e tretë të vitit dhe ishte duke shitur telefonët Galaxy menjëherë pasi prodhoheshin. Kurse tani kompania lajmëroi që fitimet e veta operative për të njëjtën periudhë të këtij viti do të pësojnë rënie në 3.6-4 miliardë dollarë, që do të mund të ishte tremujori i katërt me radhë i rënieve.

Vetëm për këtë tremujor, rënia është me 60 për qind. Nuk kemi statistika për shitjet specifike, por analistët e industrisë të përmendur nga Wall Street Journal dhe Bloomberg shohin që shitjet e telefonëve janë pakësuar nga pajisjet e fundit iPhone të Apple dhe nga garuesit e tjerë të shumtë kinezë si Lenovo dhe Xiaomi.

Hapat e ardhshëm nga Samsung, pas lëshimit të Galaxy Note 4 – përfshijë rritjen e biznesit të vet që prodhon çipe të memorieve, procesorëve dhe monitorëve. Samsung lajmëroi gjatë ditës së hënë që është duke e ndërtuar një fabrikë të re në Kore të çipave që do të kushtojë 14.7 miliardë dollarë – ndoshta ajo mund të ulë çmimet e Galaxy Alpha-s mjaftueshëm për të sjell shitjet në rritje. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>