Data Center

Firmat e mëdha shmangen nga cloud-i publik

May 23 2011
0 Shpërndarje
Firmat e mëdha shmangen nga cloud-i publik

altVetëm 10% e korporatave të mëdha konsiderojnë hapësirën cloud publike si vend për të vendosur të dhënat më të rëndësishme për arkivimin, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania hulumtuese, TheInfoPro.

Sondazhi i bërë në 247 nga 1000 korporatat më të mëdha të Fortune është publikuar muajin e kaluar. Të pyetur për ruajtjen e të dhënave si shërbim, 87% të respodentëve janë përgjigjur që nuk planifikojnë të përdorin cloud publik, 10% deklaruan që do të përdorin, dhe 3% ishin të pasigurte.

Korporatat e mëdha janë të brengosura për kalimin e të dhënave të tyre në një shërbim ruajtje të jashtme dhe gjithashtu brengosen edhe për ndikimin e kësaj në performancën e përdorimit të tyre. “Ne e shohim infrastrukturën në cloud. I shohim aplikacionet, emailin, HR dhe CRM në cloud, por ruajtja e të dhënave është diçka që nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për ta,” thotë Marco Coulter, një analistë në TheInfoPro.

Ai shtoi se në bazë të rezultateve, s’është për t’u habitur që disa tregtar në tregun e ruajtjeve në cloud si Iron Mountain, Cirtas, dhe EMC janë larguar nga ky treg.

Adaptimi i cloud-it privat është tregim në vete, sidoqoftë, shumica e respodentëve thonë që nuk hasin në probleme apo sfida kur vjen tek shpërndarja në cloud privat.

Lajmet e fundit>