Aplikacione

Firefox tani lexon PDF-të

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Firefox tani lexon PDF-të

Mozilla ka përditësuar së fundi edhe Firefox beta edhe Firefox Aurora me veçori të reja, me disa ndryshime të theksuara në siguri që vijnë në përkrahjen për PDF.

Ndërtimi i shfletuesit për zhvillues, Firefox 15 Aurora tani vjen me përkrahje për PDF, veçori kjo e cila kishte arritur kohë më parë në Google Chrome dhe i ndihmonte shfletuesit që t’iu përgjigjej dokumenteve më shpejt se sa sfiduesit e tjerë.

Ky version i shfletuesit Firefox, poashtu përkrahë edhe versionin tjetër të SPDY, vegla më të mira për zhvillues, përkrahje e përmirësuar për HTML5 dhe arrnon pjesën e adresimit të shtojcave që kanë të bëjnë me vrimat në memorje.

Firefox 14 beta vjen edhe me disa ndryshime në siguri. Këto përfshijnë lëshimin e lidhjeve të sigurta me HTTPS për çdo shërbim të Google; një sistem i azhurnues në pjesën e identitetit tek shiriti për vendndodhje, që ju tregon se sa e sigurt është lidhja në faqen në të cilën ndodheni; dhe një opsion të ri “click-to-play” për shtojcat si Flash dhe QuickTime.

Për të kaluar në këtë pikë, ju duhet të shkoni në about:config dhe të ndryshoni plugins.click_to_play në True. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>