Business & Management

Firefox nënshkruan marrëveshje me Yahoo-në, për ta bërë si makinë të nënkuptuar kërkimi

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Firefox nënshkruan marrëveshje me Yahoo-në, për ta bërë si makinë të nënkuptuar kërkimi

vs02-26_1133mn.0Gjatë të mërkurës, Yahoo dhe Mozilla lajmëruan një bashkëpunim pesë-vjeçar që do ta bënte Yahoo-në makinën e nënkuptuar të kërkimit në SHBA për shfletuesin Firefox të Mozilla-s në pajisje mobile dhe desktop. Në dhjetor, Yahoo do ta lëshojë një funksion të ri të kërkimit për përdoruesit e shfletuesit Firefox dhe do të mbështes edhe funksionet Do Not Track në Firefox si rezultat i bashkëpunimit.

Marrëveshja po ashtu ofron mundësi për integrime të mëtejshëm në të ardhmen, por për momentin kompanitë janë duke i mbajtur të fshehtahollësitë e tjera. Firefox ka humbur përdorues në vitet e fundit, por ende përdoret nga rreth 17 për qind e shfletuesve të internetit. Sipas CEO-s së Mozilla-s, ChrisBeard, përdoruesit e Firefox-it kërkojnë në ueb më tepër se 100 miliardë herë çdo vit, duke sugjeruar një mundësi tepër me leverdi për Yahoo-në.

Në krahasim me këtë, vetëm 10 për qind e kërkimeve në ueb bëhen nëpërmes Yahoo-së, që fuqizohet nga Bing-u i Microsoft-it. Por Google dhe Bing kanë pasur zgjerime madhore viteve të fundit. Pavarësisht kësaj, CEO e Yahoo-së, Marissa Mayer tha që trafiku i kërkimit është ende një prioritet madhor i kompanisë dhe që duhet të përpiqen që të hulumtojnë mundësi përmes bashkëpunimit të ri. “Në Yahoo, ne besojmë fuqishëm në kërkim – është një hapësirë e investimit, mundësisë dhe zgjerimit për ne,” tha Mayer.

Google ka qenë makina e nënkuptuar e kërkimit në Firefox për dhjetë vite, kështu që bashkëpunimi i ri paraqet një ndërprerje të një marrëdhënieje të gjatë. Në një postim në blog, CEO i Mozilla-s Chris Beard e përshkroi vendimin si strategjik. “Marrëveshja jonë erdhi në përtëritje këtë vit dhe ne e morëm këtë si një mundësi për të vëzhguar strategjinë tonë sfiduese,” shkroi Beard. “Ne besojmë që ajo do të fuqizojë më tepër njerëz, në më tepër vende me më tepër zgjidhje me mundësi për të sjell inovacione dhe përfundimisht për t’iu mundësuar njerëzve që të kenë më tepër kontroll për jetët e tyre online.” Mozilla është duke e vendosur edhe Yandex-in si makinë të nënkuptuar të kërkimit në Rusi dhe kjo lëvizje ia hap dyert kompanisë për bashkëpunime me partnerët lokalë. Google, Bing, DuckDuckGo, eBay, Amazon, Twitter dhe Wikipedia do të vazhdojnë si opsione alternative të kërkimit në SHBA. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>