Internet

“Firefox 4 Launch Party” edhe në Prishtinë

Mar 31 2011
0 Shpërndarje
“Firefox 4 Launch Party” edhe në Prishtinë

Kjo ngjarje e organizuar nga FLOSSK, AUK Tech Club dhe Mozilla Community of Kosova do të mbahet në një datë të njëjtë me të gjitha “Firefox 4 Launch Party” anembanë botës dhe në mes tjerash është vendosur edhe si ngjarje zyrtare në kuadër të faqes meetup.com/firefox.

Sipas detajeve zyrtare që thuhen aty por edhe sipas ftesës së hapur dërguar përmes rrjeteve sociale, Firefox 4 Launch Party do të mbahet me 15 prill në ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë, duke filluar nga ora gjashtë pas dite. E në të njëjtën datë anembanë do të organizohen takime të ngjashme anembanë botës si në Itali, Gjermani, Brazil, Kanda, Bosnje, Greqi, etj

Gent Thaçi, zyrtarë i Mozilla Community of Kosova, tha për PCWorld Albanian se ngjarja është organizuar në mënyrë që të promovohet në të njëjtën kohë me botën edhe në Kosovë, shfletuesi më i ri i Mozilla, Firefox 4. “Në mes tjerash gjatë Firefox 4 Launch Party do të ofrohen për të pranishmit edhe shumë informata rreth asaj se çfarë ka të re në shfletuesin e Firefox 4, do të ketë video për Mozilla, si dhe disa dhurata të vogla simbolike për të pranishmit, si mbajtëse çelësash, stilograf, etj”.

Genti shfrytëzoi rastin që t’ju bëjë ftesë të gjithë atyre që janë entuziastë të softueri të lirë dhe të hapur dhe që janë të interesuar të mësojnë më shumë për Firefox 4, të gjejnë kohë që me 15 prill të jenë të gatshëm për Firefox 4 Launch Party.

 

Lajmet e fundit>