Aplikacione

Firefox 10 lehtëson përditësimin e shtesave

Feb 7 2012
0 Shpërndarje
Firefox 10 lehtëson përditësimin e shtesave

Javën e kaluar në përditësimin e Firefox 10, në mesin e shumë përditësimeve, kryesisht të sigurisë, Mozilla ka përditësuar edhe vetinë për përditësimin automatik të shtesave.

Cikli i ri i përditësimeve të shfletuesit Firefox në çdo gjashtë javë ka shkaktuar kokë dhembje tek përdoruesit, sidomos për shkak të mospajtueshmërisë të menjëhershme të shtesave me paraqitjen e versioneve të reja të Firefox. Tani nga Mozilla kanë shtuar vetinë që në mënyrë automatike i shënjon shtesat si të pajtueshme me çdo version të ri të Firefox. Kjo kishte ndodhur qysh në versionin Firefox 4 të lançuar në mars të vitit të kaluar, por ishte limituar vetëm në numrin e shtesave që ishin distribuuar nga vet faqja e Mozillas. Firefox 10 e bën të njëjtën gjë, por edhe për shtesat që nuk janë të qasura në uebfaqen zyrtare të Mozilla Firefox.

Në përditësimin e gjashtë në ciklin e ri gjashtë-javor, Mozilla ka lëshuar dhjetëra përditësime, shumica e të cilave cilësoheshin si “kritike” dhe vetëm dy të rëndësisë së “lartë”. Njëri nga përditësimet kryesore ishte për vrimën që mund të shkaktonte sulme me skript për kryqëzime faqesh (XSS) sepse shfletuesi nuk përgjigjej si duhet kur shfaqeshin skript-objekte të pabesueshme. Përditësimi i mundëson Menaxherit për sigurinë e skripteve (SSM) që të forcoj kontrollim sigurie në të gjitha skriptet.

Në mesin e përditësimeve të reja është edhe ai që mbyll vrimën për mospërgjigjen e Firefox, që lidhej me përditësimin e fundit të Java të cilin Apple e kishte lëshuar vitin e kaluar tek përdoruesit.

Megjithatë, përditësimi që tani e tutje mundëson që shtesat të përditësohen në mënyrë të heshtur vlerësohet më i rëndësishmi në Firefox 10. Kjo veti tashmë ka qenë e pranishme në Google Chrome.

Lajmet e fundit>