Business & Management

Financial Times: Zebra Technologies mund të blejë Motorola Solutions për 3.5 miliard $

Apr 17 2014
0 Shpërndarje
Financial Times: Zebra Technologies mund të blejë Motorola Solutions për 3.5 miliard $

screen-shot-2014-04-15-at-3-37-17-pmMotorola Solutions mund të shesë divizionin e saj Enterprise tek Zebra Technologies në një marrëveshje me vlerë 3.5 miliard dollarë, raportohet nga Financial Times. Kjo blerje, mund të prodhonte një kompani që mund të gjenerojë shitje produktesh me vlerë 3.5 miliard dollarë.

Motorola Solutions është një kompania telekomunikacioni e formuar menjëherë pas njësisë së pajisjeve mobile të Motorola-s dhe u la jashtë Motorola Mobility. Zebra Technologies prodhon barkode si dhe mjete për menaxhimin e inventarëve për Amazon dhe kompanive të tjera, si dhe ofron një teknologji gjurmimi përdorur nga ekipet sportive për të matur performancën e lojtarëve.

Blerja e Motorola Solutions, potencialisht mund të nxisë njësinë e Zebra-s Zatar, që është lançuar nga fundi i 2013-ës për të krijuar teknologji Cloud të bazuara në ueb për kompanitë që përdorin produktet “Internet of Things”(Internetin e Gjërave) në aktivitetet e tyre.

Në një konferencë për shtyp në atë kohë, Zebra Technologies tha se “rritja e përdorimit të shërbimeve Cloud dhe rrjeteve Wireless të Ubiquity kanë bërë të mundur ndërlidhjen e pajisjeve dhe sensorëve më tërheqës dhe me kosto më efikase. Kjo ka nxitur rritjen e shpejtë të “Internet of the Thing”(Internetit të Gjërave) duke sjellë ndërlidhjen e pajisjeve dhe sensorëve që mund të monitorohen, menaxhohen dhe sigurohen nga distanca të largëta. (PCWorld Albanian)

Tags >

motorola
Lajmet e fundit>