Business & Management

Finalizohet blerja e biznesit të çipeve të Toshiba nga konsorciumi Amerikan Bain Capital

Jun 1 2018
0 Shpërndarje
Konsorciumi Bain fitoi vitin e kaluar betejën për biznesin e çipeve të memories të Toshiba i cili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i çipeve NAND. Finalizohet blerja e biznesit të çipeve të Toshiba nga konsorciumi Amerikan Bain Capital

Kompania Japoneze Toshiba tha se ka finalizuar shitjen 18 miliardë dollarëshe të biznesit të çipeve tek konsorciumi i drejtuar nga firma Amerikane Bain Capital.

Finalizimi i marrëveshjes duhej të kishte ndodhur në fund të muajit Mars por u shty si rezultat i një auditi kryer nga autoritetet Kineze.

Konsorciumi Bain fitoi vitin e kaluar betejën për biznesin e çipeve të memories të Toshiba i cili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i çipeve NAND.

Toshiba nxori në shitje këtë biznes pas miliarda dollarë humbje me biznesin nuklear në SHBA.

Konsorciumi përfshin SK Hynix, Apple, Dell, Seagate dhe Kington. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>