Karriere

Filmi i Steve Jobs do të prezantohet në finalen e Sundance 2013

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Filmi i Steve Jobs do të prezantohet në finalen e Sundance 2013

Filmi biografik, tepër i shumëpritur mbi jetën e Steve Jobs, do të shfaqet në janar të vitit tjetër gjatë Sundance Film Festival në Park City, Utah.

Filmi mban titullin “jOBS” dhe kredoja kryesore është “Historia e njeriut që ndryshoi botën”. Rolin kryesor e interpreton Ashton Kutcher “Dude, Where’s My Car,” “That ’70s Show,” “Two and a Half Men”), ndërsa aktorë të tjerë përfshijnë emra të njohur të Hollivudit si James Woods, Dermot Mulroney dhe Matthew Modine.

Filmi tregon mbi 30 vitet vendimtare të Steve Jobs, siç raportohet më me detaje nga paparacët që kanë ndjekur xhirimet në Silicon Valley.

Steve Wozniak interpretohet nga Josh Gad, rolet e tjera të së cilit përfshijnë Broadway musical “The Book of Mormon,” si dhe shumë role të tjera në TV dhe filma, përfshi korrespodentin në “The Daily Show.”

Regjizor i filmit është Joshua Michael Stern (“Swing Vote”) ndërsa skenari është shkruar nga Matt Whiteley. Steve Jobs u nda nga jeta në 5 tetor 2011, në moshën 56 vjeçare.

Një film tjetër, me interpretimin e aktorit Aaron Sorkin (“The Social Network”, “Moneyball”) është gjithashtu në produksion dhe sipas raportimeve thuhet se do të pasqyrojë vetëm tre skena: momentet e lançimit të Mac, NeXT dhe iPod. Ai do të bazohet në librin biografik best-seller të Walter Isaacson. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>