Internet

Fillon e-maili i Facebookut

Feb 1 2011
0 Shpërndarje
Fillon e-maili i Facebookut

Më “fatlumët” në mesin e shfrytëzuesve të Facebookut ditë më parë kanë pranuar porosinë në të cilën gjendet ftesa për shfrytëzimin e Facebook Messages, shërbimit të ri në regji të këtij rrjeti shoqëror të dedikuar për këmbim të porosive.

Bëhet fjalë për sistem të vërtetë për e-mail, kështu që të gjithë ata që kanë profil në Facebook, prej tani do të kenë edhe adresën e tyre elektronike në servisin e Zuckerberg, dhe krejt do të funksionojë diç më thjeshtë se e-maili i “vërtetë”: pa “subject” dhe me mundësi të konfigurimit të e-mail bashkëbiseduesve të dëshirueshëm dhe të padëshirueshëm… Nëse nuk jeni në mesin e atyre që kanë pranuar ftesën për Facebook Messages, mund ta kërkoni në adresën http://www.facebook.com/about/messages/. Kushti i vetëm është që të keni një profil të hapur…

 

Lajmet e fundit>