Aplikacione

Feedly nuk varet më nga Google Reader

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Feedly nuk varet më nga Google Reader

google RedGrupi i krijimit të Feedly ka ndërmarrë plane për vazhdimin e jetëgjatësisë së aplikacionit të tyre edhe pse Google Reader do të mbyllet.

Feedly më në fund drejtohet nga shërbimet e saj bazike dhe nuk varet më nga Google Reader, që do të mbyllet në fund të këtij muaji. “Le ti urojmë pension të mbarë Google Reader,” tha grupi i DevHD team në një deklaratë kur po fliste mbi zhvillimet e mëtejshme të Feedly. “Mund ta përdorësh Feedly me llogarinë tënde të Google Reader dhe të jesh i sigurt për vazhdimësinë e gjatë të jetës së tij,” vazhdohej në deklaratë.

I përshtatshëm me iPhone, iPod dhe iPad, verisioni i ri i Feedly mund të gjendet në Dyqanin e Aplikacioneve të Apple pa pagesë. Në javët në vazhdim Feedly do të integrohet në aplikacione të tjera lajmesh si Reeder dhe Newsify. (CIO Albanin)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>