Data Center

FCC teston bazën e të dhënave të Google për hapësirat e bardha

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
FCC teston bazën e të dhënave të Google për hapësirat e bardha

google graphKomisioni i Komunikimit Federal Amerikan (FCC) ka filluar një testim për bazën e të dhënave të spektrit të papërdorur në bandat e televizioneve që janë të mundëshme edhe për gjerësinë e bandës së internetit pa kabëll.

FCC të hënën nisi një “gjyq” 45 ditorë mbi bazën e të dhënave të spektrit të hapësirave të bardha të Google. Baza e të dhënave ishte dizajnuar të gjurmojë të papërdorurarat, apo hapësirat e bardha, spektret e mundëshme për përdorime të internetit pa kabëll.

Google është një nga dhjetë kompanitë që i ka kërkuar FCC ta certifikojë atë si administratorin e bazës së të dhënave për hapësirën e bardhë TV. FCC aprovoi “Urën e Spektrit” si baza e parë e të dhënave për hapësirat e bardha në dhjetor të vitit 2011.

Pjestarët në “gjyqin” e Google janë të inkurajuar nga testimi i kananleve të kalkulimit të disponueshmërisë të bazës, regjistrimin e mikrofonave wireless, dhe funksionalitete të tjera, tha FCC në një lajmërim javën e kaluar. Pjestarët gjithashtu mund të shkruajnë për çdo pasaktësi mbi Google tha FCC. fcc

Pas “gjyqit”,Google do të drejtojë një raport te FCC, edhe ky institucion do të lejojë një periudhë komentimi publik përpara se agjencia të veprojë mbi aplikimin e Google për certifikim, tha agjencia. Disa rivalë teknologjikë kanë qënë pak skeptikë mbi këtë plan. Hapësirat e bardha do të lehtësojnë ardhjen e shpejtë të spektrit sipas Alan Norman.

“Ekziston shumë spektër, por do të jetë e vështirë të gjesh nëse kërkon” shkroi Norman. “Në një farë mënyre ne jemi duke ndihmuar kërkuesit dhe aksionerët të identifikojnë spektrin e mundshëm nëpërmjet ndarjes dinamike të spektrit.

Ndarja e spektrit i lejon pajisjet të përdorin spektrin kur nuk po përdoret nga dikush tjetër paralelisht apo thjesht duke kontrolluar bazën e të dhënave.” “Gjyqi” do të na bashkojë më afër shfrytëzimit të më shumë të spektrit, që do ta ndihmojë industrinë të sjellë teknologjinë wireless në treg edhe ti mundësojë njerëzit të aksesojnë internetin pa kabëll ku dhe kur kanë nevojë për të” shtoi ai. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>