Aplikacione

FBI sjell aplikacion mobil për fëmijë

Aug 8 2011
0 Shpërndarje
FBI sjell aplikacion mobil për fëmijë

Aplikacionet për celular të mençur nuk kanë të ndalur. Së fundmi edhe Byroja Federale për Hetime e SHBA-ve, FBI ka sjell një aplikacion që duket se mund të jetë shumë i dobishëm.

Aplikacioni për iPhone do të ndihmojë prindërit, fëmijët e të cilëve rezultojnë të zhdukur.

Me aplikacionin Child ID, një prind mund të ruaj fotografi dhe informata për fëmijët e tyre siç janë gjatësia dhe pesha. Qëllimi është që prindërit të mund tu ofrojnë të dhëna relevante zyrtarëve policor menjëherë kur vërejnë që fëmija tyre është zhdukur.

Aplikacioni përfshin edhe veçori të tilla ku prindi mund të dërgoj me e-mail autoriteteve detajet e fëmijës së zhdukur. Ai përfshin edhe instruksione për hapat që duhet marrë pas zhdukjes së fëmijës.

Aplikacioni është në dispozicion vetëm për iPhone, por FBI planifikon të zgjeron aplikacionin edhe në platformat tjera në të ardhmen.

Nga FBI gjithashtu deklaruan që aplikacioni nuk ruan të dhënat e përdoruesve pos nëse ato u dërgohen autoriteteve nga vet përdoruesit.

Lajmet e fundit>