Slider

FBI nxjerr sistem njohje fytyre me vlerë 1 miliardë dollarë

Sep 10 2012
0 Shpërndarje
FBI nxjerr sistem njohje fytyre me vlerë 1 miliardë dollarë

FBI ka nxjerrë sistemin e ri të njohjes së identiteteve me anë të fytyrës me vlerë 1 miliardë dollarë (NGI). NGI përfshin një arkiv mbarëbotëror me foto të kryera në rajone policie të njerëzve me preçedente penale, skanime të syrit si dhe të dhëna të tjera biometrike të cilat do të ndihmojnë në kapjen e kriminelëve.

Gjithsesi ky sistem i ri ka rritur vëmendjen e avokatëve për sa i përket privatësisë.

Deri tani FBI mbështetet në IAFIS, një sistem nacional me të dhënat nga shenjat e gishtërinjve. Deri muajin e kaluar ajo ka qenë duke testuar një sistem njohje të fytyrës, dhe së shpejti dedektivët do të jenë në gjendje të bëjnë njohje të njerëzve me anë të të dhënave të tjera, si ADN dhe skanime të syrit.

Në teori, kjo do të rezultonte në kapjen e kriminelëve në një kohë më të shpejtë.

Sipas New Scientist, sistemi i njohjes nga fytyra ka arritur në atë pikë ku mund të identifikojë një formë fytyre nga një arkiv me 1.6 milionë foto me një saktësi prej 92% në më pak se 1.2 sekonda. Në rast kur fotoja e kriminelit përputhen në formë me atë të arkivit, saktësia është 100%.

Gjithçka duket shumë mirë, kapja e kriminelëve në kohë rekord pa gabime, apo jo? Gjithsesi ka disa të meta. Arkivi përbëhet vetëm nga fotot të njerëzve që kanë pasur probleme me ligjin në të kaluarën, të paktën deri më sot.

Në të ardhmen NGI ndoshta siguron sa më shumë foto të mundshme nga sa më shumë burime dhe nga sa më shumë njerëz, kriminelë apo jo. Kjo falë një sistestemi CCTV që merr çdo foto në vende publike, apo thjesht duke qenë aq pafat sa fytyra juaj të përfshihet në një foto ku është edhe krimineli.

Imagjinoni sikur NGI të kishte në dorë çdo fotografi patente dhe pasaporte në shtet, dhe të dhënat e AND të mbajtura nga doktorët, si dhe skanimet e syrit të mbajtura nga bizneset.

FBI nuk do të kishte asnjë problem atëhere. Është një mjet që duhet investuar në të ardhmen, por nga ana tjetër mund të krijohej një problem shumë i madh me privatësinë. Ngelet për tu parë si do të ecin gjërat në të ardhmen. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>