Siguri

FBI me rrjet shoqëror

Jan 31 2012
0 Shpërndarje
FBI me rrjet shoqëror

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-ve, FBI, është duke planifikuar të zhvilloj një aplikacion që mund të vëzhgoj postimet publike në Facebook, Twitter, dhe rrjete tjera shoqërore, me qëllim të ndihmoj në parashikimin dhe reagimin ndaj sjelljeve kriminale, përfshirë çrregullimet publike dhe terrorizmin. 

FBI tashmë ka lëshuar një kërkesë për dokumente informuese duke kërkuar kontraktorët potencial të kontaktojnë me byronë deri më 10 shkurt. FBI dëshiron që respodentët në dokumente të skicojnë se si ata do të mund të ndërtonin një sistem të tillë si dhe koston e tij.

Byroja deklaroi që sistemi që ata dëshirojnë duhet të jetë në gjendje që të kërkoj materiali “në dispozicion publik” në Facebook, Twitter, dhe rrjete shoqëror tjera me etiketa që ju interesojnë. Agjentët e FBI-së do të alarmohen kur kërkimet e tyre hasin në evidencë të “ngjarjeve të fundit, incidente, dhe rreziqe të posa shfaqura.”

Më pas agjentët duhet të kenë mundësinë të shfaqin çdo informatë në hartë, dhe të mund të skicojnë lokacionin e informacionit, përfshirë edhe incidentet e kaluara, dhe ndërtesat e rëndësishme në atë lokacion si ambasadat dhe ndërtesa ushtarake.

Dokumenti thekson që agjentët duhet të “lokalizojnë aktorët e këqij dhe të analizojnë lëvizjet, rreziqet, kufizimet e tyre, si dhe aksionet e kundërta të mundshme.”

Lajmet e fundit>