Menaxhim Projektesh

FBI kritikon kompaninë Apple dhe Google për enkriptim të të dhënave nga pajisjet mobile

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
FBI kritikon kompaninë Apple dhe Google për enkriptim të të dhënave nga pajisjet mobile

fbi_sealKur bëhet fjalë për qeverinë federale amerikane, një gjë është e qartë: Ata duan qasje masive në të dhënat e konsumatorëve dhe atë e dëshirojnë shumë. Pas bërjes të ditur për mundësitë e përgjimit të NSA-së në skedarët privatë të njerëzve, Apple dhe Google kanë forcuar praktikat e tyre të privatësisë. Sidoqoftë, kjo nuk favorizon FBI-në dhe zbatuesve lokalë të ligjit, pasi kjo iu vështirëson atyre qasjen për t’u futur në të dhënat e personave të dyshimtë.

Washington Post tregoi për këtë çështje më 25 shtator, kur dokumentoi që James B. Comey, që është drejtor i FBI-së, kritikonte nismat e zbuluara së fundi nga Apple dhe Google për enkriptim të të dhënave. Këto dy kompani ishin nën presion kur bota e mësoi vitin e kaluar që NSA kishte mundësinë që të futej thellësisht tek informacionet private të përdoruesve në shërbimet e ngarkesës në cloud.

Comey pohoi që enkriptimi i të dhënave deri tek ajo pikë kur Apple dhe Google vetë nuk do të mund t’iu qasen të dhënave të konsumatorëve (që është qëllimi i tyre) sigurisht që do të mbrojë keqbërësit dhe do ta bëjë më të lehtë për ta thyerjen e ligjit. Bloomberg raportoi që CathyLanie, që është shef i Departamentit të Policisë Metropolitane në Uashington, tha që komunikimi me smartfon është “metoda e parapëlqyer e pedofilëve dhe kriminelëve”.

Deri tani, as Google e as Apple nuk iu kanë përgjigjur komenteve të Comey-t, por ligji mund t’i bëjë ato që të komentojnë në lidhje me këtë.

Që të dy kompanitë pohuan që protokollet e përmirësuara të enkriptimit do të mbronin përdoruesit nga krimi i mundshëm kibernetik dhe qasja e paautorizuar. Sidoqoftë, nuk mund të mohohet që kjo do ta bëjë më të vështirë qasjen e zbatuesve të ligjit tek të dhënat e konsumatorëve – edhe kur agjencia ka një urdhër për ta bërë këtë gjë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>