Internet

FBI konfirmon “Apokalipsin e internetit”

Apr 24 2012
0 Shpërndarje
FBI konfirmon “Apokalipsin e internetit”

Përdoruesit e PC-ve që kanë malware të quajtur DNS Changer do të ndeshen me apokalipsin e internetit në korrik të këtij viti nëse deri atëherë nuk dezinfektojnë kompjuterët e tyre, paralajmërojnë nga FBI.

Përdoruesit kanë afat deri me 9 korrik të largojnë malware-n DNS Changer, i cili mund të infektoj edhe PC-të e Windows edhe Mac-ët. Pas kësaj date, FBI do të hedh switch-in që do të parandalojë kompjuterët e infektuar të qasen në internet.

DNS Changer është një trojan që është shfaqur në vitin 2007 dhe ka infektuar miliona makina. Ky malware do të ridrejtoj kompjuterët në uebfaqet e krijuar nga hakerët, uebfaqe në të cilat kriminelët kanë shitur mbi 14 milionë dollarë reklama. DNS Changer gjithashtu ndalon kompjuterët nga përditësimi ose përdorimi i softuerit anti-virus, duke i lënë ata të lëndueshëm edhe nga softuer tjerë malinj.

Nëntorin e kaluar, në njërin nga aksionet më të mëdha kundër cyber-krimit, FBI kishte arrestuar gjashtë estonez të cilët ishin të lidhur me mashtrimin e njohur si clickjacking, dhe kanë kapur DNS serverët ku ridrejtoheshin përdoruesit e infektuar. FBI ka zëvendësuar këta serverë me serverë të tyre surrogat.

Tani FBI planifikon të shkyç këta serverë. Ky veprim do të ndalonte PC-të e infektuar të lidhen me ueb, sepse ata do të provojnë të ridrejtohen me anë të këtyre serverëve që nuk do të ekzistojnë më. Edhe pse nuk do të ndalin internetin, ata do të largojnë linjën me të cilët PC-të e infektuara lidheshim me internet.

FBI në fillim planifikonte të ndalte këta serverë në mars të këtij viti, por muajin e kaluar një gjykatës federal urdhëroi shtyrjen deri në korrik për ti dhënë mundësi përdoruesve, bizneseve dhe qeverive të merren më shumë me DNS Changer. Deri në shkurt të këtij viti gjysma e kompanive të listuara në Fortune 500 kishin kompjuterë të infektuar me DNS Changer, sipas firmës për siguri Tacoma. DNS Changer Working Group vlerëson që akoma më shumë se 350 mijë pajisje janë të infektuara.

Nëse përdoruesit nuk largojnë DNS Changer para 9 korrikut kur do të fiket serveri, ata do të duhet të vendosin softuerin anti-virus në kompjuterët e tyre me disk ose USB. Kjo do të jetë një kokë dhembje për përdoruesit të cilët nuk do të kenë mundësi të shkarkoj softuerin anti-virus nga interneti.

Për të zbuluar nëse jeni të infektuar vizitoni faqen për kontrollimin e këtij malware DNS Changer Check-up, ku mund të kontrolloni rezolucionin tuaj të DNS pa pasur nevojë të instaloni softuer shtesë. Për përdoruesit e infektuar, DNS Changer Working Group ka thurur një listë të softuerëve antivirus që mund të përmirësojnë këtë problem, derisa Avira ofron një vegël riparimi veçanërisht për DNS Changer. /cio.al/

Lajmet e fundit>