Siguri

FBI ka përfunduar ndërtimin e sistemit të teknologjisë së njohjes së fytyrës

Sep 16 2014
0 Shpërndarje
FBI ka përfunduar ndërtimin e sistemit të teknologjisë së njohjes së fytyrës

fbiSistemi i Identifikimit i Gjeneratës së Ardhshme (NGI) nga FBI-ja tani është plotësisht funksional, pas më tepër se tre viteve që u deshën për ta zhvilluar atë. Byroja lajmëroi gjatë të hënës që zhvillimi i projektit ka përfunduar dhe pritet që të marrë disa veçori të reja për njoftime të vazhdueshme për kriminelët e po ashtu edhe veçorinë e njohjes së fytyrës të quajtur Sistemi Ndërshtetëror të Fotografisë (IPS).

Sipas deklaratës për shtyp, IPS do të shërbejë si “një mundësi e kërkimit të fotografive që kanë të bëjnë me kriminelët”.

Sistemi i njohjes së fytyrës ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave nga grupet e privatësisë për përzierje të fotografive identifikuese të personave të dyshuar për krime, me fytyra të personave të tjerë që janë marrë nga regjistrat e punësimit dhe bazat e të dhënave. Sistemi pritet të grumbullojë deri 52 milionë fytyra.

Dikush në industri e ka quajtur madje sistemin si jo efikas, duke u bazuar në shkallën e ulët të suksesit. Për një fytyrë të dhënë, NGI kthen një listë prej 50 kandidatëve dhe premton që vetëm 85 për qind është e mundur që i dyshuari të jetë në listë.

Për çdokënd që shqetësohet për implikimet rreth privatësisë që mund të ketë teknologjia e njohjes së fytyrës, sistemi i ri është gjë për t’u alarmuar. Grupet për zbatim të ligjit në SHBA së shpejti pritet të fillojnë punën me sistemin. Nëse dëshironi të dini se si punon kjo teknologji, atëherë mund të kuptoni më tepër nga ky infografik. (CIO Albanian)

Tags >

FBINGI
Lajmet e fundit>