Siguri

Faqet e qeverisë turke cak i Anonymous

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Faqet e qeverisë turke cak i Anonymous

altGrupi i hakërreve, Anonymous të enjten deklaroi që kanë filluar një sulm DDoS ndaj disa uebfaqeve të qeverisë turke, në protestë ndaj planeve qeveritare për të vendosur filtrimin e internetit.

Kjo vjen disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Turqi, të cilat janë planifikuar për të dielën.

Vonë të enjten, Telekomünikasyon İletişim Başkanlığ, rregullatori i internetit që vendosi për planin e filtrave, nuk ishte online.

Në këto sulme DDoS, Anonymous ndoshta është ndeshur me grupet kundërshtare të hakerësve nga Turqia, të cilat kanë kërcënuar të sulmojnë faqet e Anonymous sipas raporteve. Faqja e lajmeve e Anonymous nuk ishte në dispozicion, por kishte një mesazh që raportonte për probleme me sulme DDoS por mohonte ndonjë hakim të mundshëm, ndërsa të enjten nuk ishte fare online.

Turqit po protestojnë për rregullat e reja të internetit që do të hyn në fuqi me 22 gusht, dhe do të kërkojnë nga përdoruesit të zgjedhin njërin nga katër filtrat para se të qasen në internet.

Në një peticion në Avaaz.org, një forum mobilizues për përkrahjen e këtij peticioni, nënshkruesit e tij kërkuan nga Autoriteti Turk për Informacion dhe Teknologji Komunikuese, që të heq dorë nga rregulloret që do të përfshijnë një filtër obligues për përdoruesit e internetit në Turqi, dhe që menjëherë të shfuqizojnë “Rregullat dhe procedurat e përdorimit të sigurt të internetit”.

Në një deklaratë të botuar në uebfaqen e tyre, Anonymous tha që qeveria turke po ngreh censurimin në një nivel më të lartë. Sipas tyre sistemet e reja filtruese do të bëjnë të mundur mbajtjen e regjistrave për aktivitetet në internet të të gjithë përdoruesve.

Në Twitter, të enjten Anonymous deklaruan që katër faqe në Turqi ishin të pakapshme. Por, dy nga ato ishin në funksion në kohën e shkrimit, faqja për shërbimin meteorologjik dhe faqja e ministrisë kombëtare të arsimit.

Më herët gjatë javës së kaluar Anonymous hakoi dhe sulmoi faqe të një IT organizate të qeverisë indiane në protestë ndaj korrupsionit, dhe masave që qeveria mori ndaj protestuesve kundër korrupsionit.

Lajmet e fundit>