Internet

Fakte interesante nga ecuria e leximit elektronik

Oct 2 2012
0 Shpërndarje
Fakte interesante nga ecuria e leximit elektronik

Pavarësisht se ndjesia e kalimit të fletëve të një libri midis gishtave vështirë të zëvendësohet, sondazhet e fundit kanë treguar se leximi i librave elektronikë ka pasur rritje në vitet e fundit. Sipas rezultateve që CIO Albanian paraqet më poshtë, njerëzit që kanë pajisje për leximin e tyre deklarojnë se lexojnë më tepër se ata që nuk zotërojnë pajisje të tilla. Arsyet kryesore se përse njerëzit lexojnë libra janë: marrja e njohurive të reja, çlodhja, heqja e mendjes nga realiteti si dhe zbavitja.

Nga dhjetori 2011 deri në janar 2012 numri i njerëzve që zotërojnë një lexues elektronik pothuajse u dyfishua. Nga 2010 në 2011 shitjet e lexuesve elektronikë u rritën me 3 milionë pajisje.

Fakte të tjera:

43% e amerikanëve mbi 16 vjeç kanë lexuar një libër elektronik apo lloje të tjera përmbajtjesh elektronike në vitin 2011. Këtu përfshihen edhe revista apo artikuj lajmesh etj. Tek pajisjet përfshihen jo vetëm lexuesit elektronikë, por edhe tabletët dhe celularët.

10% ishte numri i njerëzve që zotëronin një lexues elektronik në dhjetor 2011. Në janar 2012-ës ky numër shkoi në 19%.

12 milionë lexues elektronikë u shitën në vitin 2010, ndërsa në 2011-ën kjo shifër ishte rritur në 14.7 milionë pajisje.

29% e të rriturve amerikanë zotërojnë një pajisje për librat elektronikë (tablet, lexues etj).

21% e të rriturve amerikanë kanë lexuar një libër elektronik vitin e kaluar (nga sondazhi i realizuar në shkurt 2011).

Sipas një studimi, personat që zotërojnë një pajisje për leximin e librave elektronikë, kanë më tepër gjasa për të lexuar libra. Mesatarisht, njerëzit që kanë një pajisje e-book lexojnë 24 libra në vit, në krahasim me 15 libra që lexojnë mesatarisht ata që nuk kanë një pajisje të tillë. Pajisja e leximit të librave elektronikë më e përhapur është Amazon Kindle (62%), më pas vjen Barnes & Noble Nook (22%). Në vitin 2012 zotëruesit e një pajisjeje leximi elektronik në SHBA konsiderohen 15.5 milionë. Në 2015-ën kjo shifër pritet të shkojë rreth 30 milionë.

Avantazhe dhe Disavantazhe

45% përgjigjen se është më e lehtë për t’i lexuar librat në shtrat, ndërsa 81% u përgjigjën se është më e përshtatshme për t’i lexuar me fëmijët

53% përgjigjen se akses më të gjerë të japin librat elektronikë, ndërkohë 69% thanë se librat e printuar janë më të përshtatshëm për t’u ndarë me njerëzit e tjerë

Gjithsesi, librat e botuar vazhdojnë të mbeten në vend të parë për momentin. 72% e të rriturve amerikanë deklaruan se kanë lexuar të paktën një libër të printuar vitin e kaluar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>