Marketing

Facebook zyrtarizon platformën e promocionit me pagesë

May 31 2012
0 Shpërndarje
Facebook zyrtarizon platformën e promocionit me pagesë

Gjatë këij muaji qarkullonin lajme rreth veçorisë së re, e cila u jep pamje më të gjerë statusit dhe azhurnimeve tuaja në Facebook. Dhe tani duket se kjo veçori është e gatshme për shfrytëzim. Herën e fundit që dëgjuam për veçorinë paguaj-për-promovim, ajo gjendej në fazën testuese dhe një statusi i theksuar kushtonte deri në 2 dollarë. Një blog muzikor të mërkurën deklaroi se këto promovime kushtojnë deri në 100$. Promovimi i një azhurnimi të statusit fillon me 5$. Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Facebook, por duket sikur çmimi fillestar i lansimit të statusit të sponsorizuar varet nga numri i “Pëlqimeve” që ka faqja juaj. Nëse keni frikë se Facebook do të bëhet një burim spam dhe kuti të porosive të mbushura me reklama, qetësohuni! Këto azhurnime të promovuara do të shfaqen vetëm në faqet që tashmë keni “Pëlqyer”. Gjithashtu, këto azhurnime do të shfaqen në krye të shtyllës suaj të lajmeve të etiketuara si “të sponsorizuara”. Aktualisht, platforma promovuese e Facebook s’duket të jetë i dëmshme. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>