Internet

Facebook verifikon llogaritë

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Facebook verifikon llogaritë

Në një lëvizje kundër Twitter dhe ndoshta Google+, Facebook do të filloj verifikimin e llogarive të celebriteteve dhe figurave tjera publike. Posa të verifikohet llogaria, përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin “emra alternativ” ose nofkën si emër të tyre në Facebook, dhe do të paraqitet më shpesh në “Njerëz për tu abonuar”.

Facebook do të filloj të verifikoj llogaritë menjëherë, duke filluar nga përdoruesit që kanë “shumë abonentë” sipas TechCrunch. Procesi i verifikimit do të jetë i ngjashëm me Twitter: ju s’do të mund të paraqiteni vullnetarisht për tu verifikuar, ju duhet të zgjidheni nga skuadra e Facebook.

Në mënyrë që të verifikojnë llogarinë, përdoruesit do të duhet të dërgojnë një imazh të një dokumenti identifikues të lëshuar nga qeveria. Sipas Mashable, përdoruesit gjithashtu mund të ofrojnë dy forma alternative të dokumenteve identifikuese (si kartelat kreditore dhe certifikatat e lindjes) në vend të dokumenteve identifikuese me fotografi të lëshuar nga qeveria. Facebook thotë që dokumentet identifikuese do të fshihen pasi llogaria të jetë verifikuar.

Sapo të verifikohet llogari, përdoruesi do të jetë në gjendje të përdor “emër alternativ”, ose nofkën që mund të shfaqet afër emrit të tyre të vërtetë në llogarinë e Facebook-ut ose si emër i tyre i vërtetë. Facebook në mënyrë manuale do të verifikoj dhe aprovoj emrat profesionist të përdoruesve të verifikuar.

Celebritetet që janë të njohur me emra profesionistë përfshijnë artist si Lady Gaga, Snoop Dog, Katy Perry, dhe 50 Cent. Sipas sistemit të ri Lady Gaga mund të shfaq emrin e saj ose si “Stefani Germanotta (Lady Gaga) ose “Lady Gaga.” Ngjashëm edhe Snoop Dogg do të jetë ose “Calvin Broadus (Snoop Dog)” ose “Snoop Dog”.

Përdoruesit e verifikuar të Facebook do të fitojnë një vend më të lartë në listat “Njerëz për tu abonuar.” Facebook ka prezantuar mundësinë “Abonim”-it shtatorin e kaluar si një mënyrë për përdoruesit për të “ndjekur” njerëzit që ju interesojnë atyre si celebritete, gazetar, dhe fytyra tjera publike – pa pasur nevojë të jenë miq të tyre.

Sistemi i ri i verifikimit të Facebook duket të jetë një lëvizje kundër të dyjave; edhe Twitter që përdor llogari të verifikuara që nga viti 2009; dhe Google+ që për momentin nuk i lejon njerëzit të përdorin emra alternativ. Ndryshe nga sistemi verifikues i Twitter dhe Google, sistemi i Facebook s’do të jetë si një simbol që tregon që llogaria është e verifikuar.

Sidoqoftë, duket sikur sistemi verifikues i Facebook s’do të prek përdoruesit e thjeshtë në fillim. Por, ndoshta do të shkurtoj numrin e mashtruesve në Facebook, ashtu që të gjithë të mund të ndjekim Snoop Dogg-in e vërtetë.

Lajmet e fundit>