Business & Management

Facebook teston shkëmbime reklamash në furnizuesin e lajmeve

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Facebook teston shkëmbime reklamash në furnizuesin e lajmeve

facebook adsFacebook po lançon një test të vogël që do ti shërbejë shkëmbimeve të reklamave në Facebook në furnizuesin e lajmeve të përdoruesve, lajmëroi kompania.

Shkëmbimi i reklamave në Facebook u prezantua vjeshtën e kaluar dhe bazohet në historinë e shfletuesve të përdoruesve në të gjithë rrjetin. Për shembull nëse ju bëni kërkime mbi biçikletat, Facebook-u do t’iu ofrojë një reklamë mbi një dyqan biçikletash. Edhe pse në të kaluarën Facebook-u ka lejuar një linjë publiciteti kjo është hera e parë që ai i përgjigjet me reklama direkt kërkimeve.

Deri tani këto reklama publikohen kryesisht në një kolonë të djathtë të Facebook

Facebook-u deri tani po bashkpunon vetëm me reklamuesit që vijnë nga TellApart, MediaMath dhe Nanigans. “Gjatë javëve të ardhshme, ne do ti zgjerojmë mundësitë për të shtuar DSP dhe reklamuesit” shkroi kompania në një postim blogu.

Motoja e rrjetit social është “Lëviz shpejt dhe thyhej gjëra”, dhe është në vazhdimësi duke eksperimentuar mbi produkte dhe ide të reja, pra migrimi në furnizuesin e lajmeve të reklamave është një sjellje totalisht e guximshme.

Gjithsesi nëse FBX i reklamave bëhet shumë i shpeshtë mund ti irritojë përdoruesit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>