Internet

Facebook sjell listën e Interesave

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
Facebook sjell listën e Interesave

Rrjeti shoqëror, Facebook shumë shpejtë do të sjell një veti për të shtuar interesat e përdoruesve. Opsioni i menysë “Add Interests” do ti lejoj përdoruesit të abonohen në përmbajtje dhe tema që ju interesojnë të cilat më pas do të shfaqen në murin e tyre.

“Vetia Interests do të përmbledh figura publike dhe faqe të cilat janë të lidhura me një temë të veçantë dhe mbushen nga persona si ju,” shkruan në postin e Facebook në faqen e tyre zyrtare.

Përdoruesit e Facebook mund të bashkohet në listat ekzistuese ose të krijojnë listat e tyre duke vendosur çfarëdo që ju duket interesante për njerëzit ose faqet në temën e caktuar. Pjesët e vendosura në lista do të shfaqen pastaj në lajmet e tyre. Facebook ka deklaruar që po shndërron këtë shërbim në një “gazetë të personalizuar” me lista që përfaqësojnë seksione të ndryshme të një gazete.

Përdoruesit mund të presin që kjo veti të paraqitet në anën e majtë të faqes fillestare në profilin e tyre në Facebook brenda disa javëve të ardhshme, por funksionaliteti tashmë është në funksion dhe mund të shihet në https://www.facebook.com/addlist.

Kjo lëvizje e Facebook i afron ata me rivalin e tyre, Twitter, i cili tashmë ka lista të ngjashme të tyre. Listat në Twitter i lejojnë përdoruesve të organizojnë kontaktet e tyre në grupe, ashtu që të mund të shohin statuset e personave, temave, ngjarjeve, apo grupeve të caktuara.

Lajmet e fundit>