Aplikacione

Facebook sjell aplikacione të reja për Kohështrirje

Mar 15 2012
0 Shpërndarje
Facebook sjell aplikacione të reja për Kohështrirje

Që nga lançimi para dy muajve, aplikacionet e Kohështrirjes (Timeline) në Facebook kanë pasur rritje trafiku. Në SXSW, rrjeti shoqëror ka njoftuar edhe për një grumbull aplikacionesh të reja që do të mund të vendosen në Kohështrirje përfshirë aplikacionet për Foursquare dhe Nike. Në përgjithësi sipas Facebook deri tani janë në dispozicion mbi 3000 aplikacione për Kohështrirje.

Këto aplikacione të reja u lejojnë përdoruesve të shpërndajnë veprime të ndryshme me miqtë e tyre në Facebook, si çfarë janë duke lexuar dhe shikuar.

Nga Facebook deklarojnë që aplikacionet e kompanive të ndryshme u kanë sjell atyre rritje në numrin e vizitorëve. Pinterest ka shënuar rritje për më shumë se 60% të vizitave. Goodreads, një faqe që ndihmon njerëzit të zbulojnë dhe të shpërndajnë libra, dhe Pose, një aplikacion për modë të dyja kanë pasur rritje në vizita në uebfaqet e tyre. Goodreads ka shënuar rritje për 77%, derisa Pose ka shënuar rritje prej 500%.

Pos shifrave për sukseset e deritanishme Facebook njoftoi edhe dobitë që do të vijnë nga përdorimi i aplikacioneve të reja për Kohështrirjen në Facebook.

Foursquare: Përdoruesit tani mund të shtojnë check-in e Foursquare në hartat dhe Kohështrirjen e tyre. Ata mund të shpërndajnë edhe simbolet e tyre dhe të shohin vendet kryesore në të cilat janë lajmëruar (check-in).

Nike: Që nga java e kaluar, përdoruesit e Facebook tani mund të përdorin aplikacionin e iPhone, Nike FuelBand të gjejnë miqtë e tyre dhe të shohin tabelën e liderëve se sa “karburant” kanë fituar ata kundrejt miqve të tyre. Facebook deklaron që Nike do të vë në dispozicion arritjet dhe synimet për përdoruesit dhe ti postojnë drejtpërdrejt në Kohështrirjen.

VEVO: Uebfaqja e videove, VEVO ka paraqitur integrimin që u lejon përdoruesit të kyçen në Vevo.com me llogaritë e tyre në Facebook, të bëjnë video lista të bazuara në artistët të cilat ata kanë “pëlqyer”, të zbulojnë muzikë të re me anë të miqve dhe të postojnë video muzike nga VEVO në Kohështrirjen e tyre.

Fandango: Aplikacioni i Fandango për Kohështrirje i lejon përdoruesit të vendosin dhe notojnë fragmentet dhe filmat që kanë parë dhe të shënjon filmat të cilët dëshirojnë ti shohin.

Viddy: Edhe Viddy, që është një aplikacion mobil për krijimin e videove të shpejta dhe shtimin e filtrave, ka njoftuar për aplikacionin e tyre në Kohështrirje. Me këtë aplikacion, njerëzit mund të shtojnë klipet në Kohështrirjet menjëherë posa ti realizojnë ato.

Endomondo: Endomondo, një faqe fitnesi, shtoi aplikacioni për Kohështrirje ashtu që përdoruesit mund të shpërndajnë ushtrimet, progresin dhe rrugët e tyre të preferuara me miqtë e tyre.

RootMusic: Aplikacioni për Kohështrirje i RootMusic u mundëson përdoruesve të shënjon këngën dhe artistët e tyre të preferuar dhe koncertet që planifikojnë të marrin pjesë nga faqet e bendeve në Facebook. Kur përdoruesit të klikojnë “favorit”, “do të shkojnë” dhe “dëshirojnë të shkojnë” ato do të paraqiten në Kohështrirjen e tyre.

Më shumë mbi aplikacionet e gatshme për Kohështrirjen në Facebook mund të mësoni në faqen zyrtare të Facebook.

Lajmet e fundit>